Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E SHTATË NË SUPERIORE/ Vllaznia kryeson kampionatin, Kukësi ngjitet në vendin e dytë. Tirana buzëqesh

Vllaznia kryeson sërish kampionatin në javën e shtatë të Kategorisë Superiore me 16 pikë. Shkodranët mposhtën bindshëm Kastriotin 0-3 në Kamëz duke treguar se titulli nuk është më një ëndërr e fshehtë. Kukësi i Skënder Gegës siguron vazhdimësinë e formës së mirë duke marrë vendin e dytë në kampionat me 13 pikë. Ndaj Bylisit gati të dorëzuar, verilindorët lënë pas krizën e fillimit të sezonit.

Partizani nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 me Teutën dhe tani e sheh veten në vendin e tretë me 12 pikë.

Kastrioti zbret nga zona e Europës pasi Vllaznia i shkaktoi humbjen e parë në këtë edicion 0-3. Tirana gjen më në fund fitoren e parë nën drejtimin e Dedes ndaj Laçit 0-1. Bardheblutë kanë grumbulluar pas 7 ndeshjesh 9 pikë. Kampionët në fuqi të Shqipërisë shpresojnë tashmë sigurojnë fitore të ardhshme.

Zhgënjejnë Laçi dhe Teuta. Kurbinasit u mundën nga Tirana në shtëpi duke iu larguar zonës së kreut të kampionatit. Skuadra renditet në vendin e shtatë me 7 pikë pas 7 javësh. Teuta e Martinit merr barazimin e gjashtë në shtatë ndeshje të këtij sezoni. Durrsakët flakën mundësinë e mirë të fitonin ndaj Partizanit, por Emiliano Vila nuk diti të shënonte nga penalltia. Teuta renditet pas kësaj jave në vendin e gjashtë me 9 pikë sa Tirana.

Skënderbeu prek vendin e “play-out” pas humbjes me Apoloninë 1-0. Skuadra Ahmatajt vuan seriozisht këtë sezon futbollistik teksa e sheh veten në luftë për mbijetesë. Apolonia fiton ndeshjen e parë në këtë kampionat duke mundur 1-0 Skënderbeun. Fierakët shpresojnë të dalin nga zona e rënies në Kategorinë Superiore. Deri tani, ekipi i Nikolin Çoçllit renditet në vendin e nëntë me 5 pikë pas 7 ndeshjesh.

Bylisi vazhdon të qëndrojë vendin e fundit teksa u mposht 0-3 nga Kukësi. Ndryshe nga sezoni i kaluar, ballshiotët vuajnë jashtëzakonisht këtë edicion.

Related posts

SUPERYLLI KROAT/ Modric: Tri vite më parë, Zidane më tha se një ditë…

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Tifozi i Gallatasarait fshehu 21 SHISHE BIRRE në trup, shikoni çfarë i bën POLICIA (VIDEO)

Isa.Autor

ENDE NUK KA BËRË OPERACION NË GJU/ Ngo operohet më 14 janar, ja kur pritet të kthehet sulmuesi i Tiranës…

Delo.autor

Leave a Comment