Futboll Kategoria Superiore Sport

“JEMI NDËSHKUAR SA HERË ËSHTË FUTUR AI”/ Braziliani kthehet në “çështje” tek Partizani, shikoni reagimin e tij (FOTO)

Braziliani Melo duket se është kthyer në një çështje te skuadra e Partizanit. Futbollisti nuk u preferua asnjë minutë në sfidën e sotme ndaj Bylisit, ndërkohë që trajneri Daja se çfarë po ndodh me Melon u shpreh:

“Nëse kemi një humbje me Kastriotin dhe Vllazninë dhe kemi një penallti me Teutën, Melo futet në 20-25 minutat e fundit dhe në vend të ruajmë balancat, ndëshkohemi. Askush s’e ka vendin e sigurtë. Me këtë paraqitje do të pranoja të luaja me lojtar të ri, sesa me një që ka emër”.

Pak minuta më parë ka qenë vetëm futbollisti që ka publikuar një story në “Instagram”. Braziliani në mënyrë ironike ka ndarë me ndjekësit një “emoji” që ka kuptimin e “qepjes së gojës”, duke ngritur shumë pikëpyetje për sa i përket raporteve të tij me klubin dhe trajnerin Daja.

Related posts

Gattuso takohet me krerët e Milanit- çka u vendos?

Sadik.Autor

NJË FANELLË E KATËRT PË NDESHJET E RËNDËSISHME/ Ja uniformat e Barcelonës për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Delo.autor

Milani “BLINDON” Cutrone, Donnarumma rrugës për tek Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment