Futboll Sport

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që…

Maroku u përball me Brazilin, një nga pretendentët për të ngritur lart Kupën e Botës. Afrikanët arritën që të marrin një pikë shumë të rëndësishme përballë tyre në ndeshjen e parë.Përveç golave dhe emocioneve gjatë sfidës, në minutën e 65′ Maroku u bë skuadra e parë në historinë e Botërorit që kishte 11 lojtarë të lindur jashtë vendit në fushë në të njëjtën kohë.

Dhjetë nga njëmbëdhjetë titullarët kishin lindur jashtë Marokut, por rekordi u vendos kur Samir El Mourabet (Francë) dhe Çemsdine Talbi (Belgjikë) hynë në fushë si zëvendësues.

Nga Kanadaja në Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Holandë, kjo skuadër marokene është produkt i një diaspore globale të bashkuar nga një stemë. Një moment historik që thotë shumë për atë se si duket futbolli ndërkombëtar në vitin 2026.

LISTA E LOJTARËVE

Bono (Montreal)

Nousair Mazraoui (Leiderdorp)

Isa Diop (Tulouse)

Çadi Riad (Palma)

Ashraf Hakimi (Madrid)

Neil El Aynaoui (Nancy)

Ajoub Bouadi (Senlis)

Çemsdine Talbi (Sambreville)

Bilal El Khanous (Molenbeek)

Samir El Mourabet (Strasburg)

Ismael Saibari (Terrassa)

Related posts

PAS 4 MINUTASH NË FUSHË/ Mbrojtësi Bastoni zhbllokon sfidën ndaj Lecces (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ZVICRA/ I ofrojnë një rrogë të majme, Xherdan Shaqiri drejt klubit francez…

Delo.autor

Xhiro rikthehet në Itali, por basti izraelit është fituar

Sadik.Autor

Leave a Comment