Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Ish-kapiteni Cana: Nëse kalojmë Poloninë ose Hungarinë, do të ishte…

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka komentuar në lidhje direkte për “SuperSport”, shortin e hedhur pasditen e sotme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Shqipëria do të përballet në këtë grup me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon. Cana deklaron se utopike nuk do të ishte vendi i dytë, pasi vendin e parë e ka të sigurt Anglia:

“Utopike nuk do ishte vendi i dytë, e kemi treguar se kemi mundësi për të bërë gjëra të mira. Kemi bërë mirë edhe në raste më të vështira. Është një grup i vështirë, pasi tre ekipet e vazove të para janë ndër më të mirat.

Anglia dihet çfarë kombëtare është, Polonia mbetet një siguri, ka një lider si Levandovski, i cili po bën shumë mirë dhe po udhëheq skuadrën.

Hungaria ka arritur të kualifikohet në Europian, po i dalin disa yje. Nuk do të jetë e lehtë.

Nëse kalojmë Poloninë ose Hungarinë, do të ishte fantastike. Vendi i dytë do ishte një gjë tepër e mirë, por do të jetë e vështirë.”, përfundon Lorik Cana.

Related posts

Zvicra ndal Spanjën, por është një lajm i mirë për “Furinë e Kuqe”

Sadik.Autor

“SEKRETI I SILVËS”/ Mesfushori portugez “frymzohet” nga BUKUROSHJA SEKSI (FOTO)

Isa.Autor

NGJARJE E RËNDË/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare e fejuara e futbollistit argjentinas (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment