Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Kalendari “zbut” dhimbjet tek Shqipëria, ja pse është në favor…

Nëse goglat u treguan mizore, kalendari duket se “zbut” dhimbjet e Shqipërisë. Rrugëtimi i Botërorit është shumë i vështirë, por nisja e kuqezinjve është me një kundërshtar si Andorra dhe përfundimi gjithashtu. Më 25 mars Shqipëria shkon në transfertë, ndërsa 3 ditë më vonë do të presë Anglinë në “Air Albania”. Kalendari është shumë i ngjeshur dhe pas 3 ditësh një tjetër udhëtim, drejt San Marinos. Kjo do të thotë se Kuqezinjtë duhet të kenë të paktën 6 pikë në dy ndeshjet e para dhe të shpresojnë te një mrekulli për të ndalur Anglinë në Tiranë, diçka që në teori dhe praktikë është e vështirë.

FAVORET – Nisja me dy ekipet e lehta dhe përfundimi po me ato (Anglia në mes) është diçka pozitive për kuqezinjve sepse euforia e pikëve sjell edhe ndeshje më pozitive, futbollistë më të motivuar, mundësi për të bërë llogari. Ndeshja e kthimit me Anglinë është e parafundit, kur ndoshta llogaritë e grupit do të jenë mbyllur dhe “Tre Luanët” do t’ia lejonin vetes ndonjë rrotacion apo ndonjë mungesë përqendrimi… Pozitiv është edhe fakti që duelet me Poloninë dhe Hungarinë luhen në një moment që mund të quhet “zemra” e eliminatoreve.

Por problemi është që dy duelet me kundërshtarët që duhet realisht të matim forcat luhen shumë pranë njëri-tjetrit. Ndeshja e katërt është Poloni-Shqipëri më 2 shtator, ndërsa në Tiranë do të vijë Hungaria në datën 5. Pikërisht nga këto dy sfida do të varet edhe fati i kualifikueseve për Shqipërinë, duke llogaritur faktin që Anglia do të bëjë një eliminatore më vete dhe dy të fundit në grup ndoshta do të lënë shumë pikë me të gjitha. Janë eliminatore që do të luhen me laps në dorë sepse në Botëror shkon vetëm një skuadër në grup dhe e dyta në “Play Off”.

Related posts

DREJTUESIT NUK JANË NË TEREZI/ MILANI do sakrifikojë “yllin” e ekipit për një “të panjohur”

Isa.Autor

KLUBI VALLADOLIDI HUMBI 5 PENALLTI KËTË SEZON/ “Fenomeni kërcënon”: Kthehem në fushë…

Delo.autor

BARAZIM ME TENSIONE/ Ibrahimovic shpëton Milanin nga humbja ndaj Udineses

Delo.autor

Leave a Comment