Futboll Sport

HUMBI DJALIN/ Tifozët e Liverpool injoruan rivalitetin dhe nderuan Ronaldon me gjestin fenomenal (VIDEO)

Në javën e 30-të të Premier League, Liverpool dhe Manchester United përballen midis tyre në Anfield dhe siç ishte paralajmëruar, tifozët e “The Reds” bënë një gjest të madh dhe mbështetën Cristiano Ronaldon, të cilit i ka vdekur djali i porsalindur.

Në minutën e 7-të, në përputhje me numrin e Ronaldos në fanellë, tifozët e Liverpool nisën të duartrokasin në nder të portugezit dhe kështu për 60 sekonda përkrahën futbollistin e Manchester United, i cili përjetoi një tragjedi familjare.

Tifozët e Liverpool-it emocionuan botën me këtë gjest dhe treguan se disa gjëra janë më të mëdha se futbolli dhe rivaliteti më i madh në Angli.

Ronaldo siç pritej nuk është në fushë dhe lajmin e ka konfirmuar sot klubi nga Old Trafford.

“Familja është më e rëndësishme se çdo gjë dhe Ronaldo është i vetëm në këto momente të vështira. Prandaj, ju njoftojmë se ai nuk do të luajë në duelin e sotëm kundër Liverpool-it dhe Ronaldo dhe familja e tij ju luten që të respektoni privatësinë e tyre. Cristiano, të gjitha mendimet tona janë për ju”, thuhet në një deklaratën e Manchester United.

Related posts

YLLI TËRHEQ VËMENDJEN E KLUBE TË MËDHA/ Zidane gati të realizojë ëndrrën e yllit të Serisë A…

Delo.autor

“TOPI I ARTË”/ Nis numërimi mbrapsh, “France Football” publikon emrat e parë

Delo.autor

VIDEO/ Ronaldo mysliman? Ja video e fundit e postuar në rrjetet sociale

Q.Autor

Leave a Comment