Futboll Premier League Sport

Pochettino vë veton/ Nuk do të lejoj asnjë nga yjet të largohet nga Tottenham

Merkatoja e futbollistëve është ende e hapur në Spanjë, Gjermani e Francë, por Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenham, ka deklaruar se kur ka mbetur edhe një javë nga 31 gushti nuk do të lejojë më asnjë lojtar që të largohet. Trajneri argjentinas deklaron se tashmë nuk ka më kohë për riparime dhe për të nisur gjithçka nga e para, ndaj nuk do të pranojë asnjë ofertë në adresë të lojtarëve të tij më të mirë. Christian Eriksen, Harry Kane dhe Dele Alli kanë qenë dhe mbeten në qendër të vëmendjes së skuadrave më të mira europiane, kryesisht atyre spanjolle, por deri në janar Pochettino shprehet se asnjë prej lojtar nuk do të lëvizë.

“Kam kohë që punoj me këtë grup lojtarësh dhe3 tani do të ishte vetvrasje po të lija ndonjërin prej tyre të largohet. Nuk e imagjinoj dot idenë se po punoj me lojtarë që nga dita e nesërme dikush do të trokasë në derë dhe do ta marrë. Ndaj nuk do të ketë më largime dhe ky grup do të vazhdojë kështu deri në janar. Tashmë kampionati ka hyrë në rrjedhën normale dhe nuk ka më kohë për riparime të pjesshme. Unë pres që ky grup të bëjë një paraqitje të mirë këtë sezon, ashtu sikurse kanë bërë deri më tani”, u shpreh Pochettino. Skuadra e tij ishte e vetmja në merkaton e verës që nuk bëri asnjë blerje apo shitje në merkato, një rekord.

Related posts

Flamurtari-Teuta/ Dominim i kuqezinjve, skuadra e Beharit kërkon golin e 4-t

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Verstappen i kaloi mbi kokë me makinë, Hamilton: E dinte se çfarë do të ndodhte kur…

Delo.autor

NEYMARI I RI/ MILANI sfidon REALIN për talentin më të madh BRAZILIAN

Isa.Autor

Leave a Comment