Futboll Sport

KAOS NË BREGUN E FILDISHTË/ Presidenti ka një muaj që ka vdekur, FIFA bllokon zgjedhjet

Federata e Futbollit e Bregut të Fildishtë (FIF), pa president pas vdekjes së Augustin Sidy Diallo (i ndarë nga jeta një muaj më parë për shkak të Covid-19) ka lajmëruar të hënën se i ka bërë një kërkesë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv kundër vendimit të FIFA-s për të bllokuar zgjedhjet për presidentin e ri.

“Duke parë se FIFA nuk i është përgjigjur kërkesave të ndryshme për heqjen e pezullimit të zgjedhjeve, FIF e konsideron këtë heshtje nga ana e FIFA-s si një refuzim të kërkesës së saj dhe është e detyruar t’i drejtohet CAS-it, për të kërkuar anulimin e vendimit të pezullimit”, lexohet në një komunikatë zyrtare.

FIF ka nënvizuar edhe “vështirësitë e krijuara nga ky pezullim”, që ka çuar “te shtyrja e kampionateve në Bregun e Fildishtë, ashtu sie dhe të Félix Houphouwt Boigny Supercup. Futbolli është i ndalur nga gushti i 2020-ës në Bregun e Fildishtë”.

Situata është veçanërisht e komplikuar: Diallo ishte përgjegjësi i Federatës, pavarësisht se nuk kishte rikandiduar, sepse lufta e brendshme ka zhvlerësuar kandidimin e Didier Drogba, e paraqitur gjashtë muaj më parë.

Një ndalesë që ka bllokuar kompeticionet dhe situata është përkeqësuar me vdekjen e Diallo.

Related posts

Publikohet foto ku Salah qesh me Ramosin pas eliminimit të Spanjës (FOTO)

Isa.Autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi mesazh emocionues fansave para garës së shtëpisë

Delo.autor

Luftëtari me mungesa, por Lika do rikthimin te fitorja

Q.Autor

Leave a Comment