Futboll Sport

PAS AKUZAVE PËR KORRUPSION/ FIFA padi penale ish-presidentit Blatter për “keqmenaxhim kriminal”

FIFA ka paraqitur një padi penale kundër ish-presidentit të saj, Joseph Blatter, për “keqtrajtim të pretenduar kriminal” në lidhje me muzeun e futbollit, që ky institucion ka në Cyrih. FIFA shpjegoi të martën se 500 milionë franga zvicerane (461 milionë euro) u shpenzuan për muzeun, që u hap më 2016 në një ndërtesë me qira dhe të rinovuar në qendër të Cyrihut, para “që mund dhe duhej të kanalizoheshin në zhvillimin e futbollit në botë”.

Muzeu ishte një projekt i iniciuar nga Blatter, i cili dha dorëheqjen nga presidenca më 2015, pas 16 vitesh, mes akuzave për korrupsion që tronditën FIFA-n. “FIFA ka paraqitur një ankesë penale te prokurori i Cyrihut për keqmenaxhim penal nga ish-menaxhmenti i këtij institucioni dhe kompanitë e përcaktuara prej tyre, pas një hetimi nga ekspertë të jashtëm. Ankesa identifikon përfshirjen e drejtpërdrejtë të ish-presidentit të FIFA, Joseph Blatter, së bashku me njerëzit e tjerë në marrëveshjet që u nënshkruan në lidhje me këtë projekt”, – thuhet në padi.

FIFA theksoi se 140 milionë franga zvicerane shkuan në “një ndërtesë që organizata nuk e zotëron” dhe se 360 ​​milionë të tjera përbëjnë qiranë e ndërtesës deri më 2045, një marrëveshje “me kushte të pafavorshme krahasuar me normat standarde të tregut” . Blatter është gjithashtu subjekt i dy hetimeve federale zvicerane për pagesat e bëra gjatë mandatit të tij. Pasardhësi i tij në krye të FIFA-s, Gianni Infantino, është gjithashtu në qendër të një hetimi për përdorimin e një aeroplani privat në vitin 2017. Një prokuror special u emërua për të hetuar takimet e fshehta midis Infantino dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Zviceran.

Related posts

SKANDALI ME PËRDHUNIMET/ Zbulohet plani i mbrojtjes së RONALDOS, e detyroi REALI të…

Isa.Autor

De Biasi, pranë rikthimit në Serie A. Në diskutime me Spalin

Q.Autor

Shqipëria në KRYE të Europës për bastet në Azi, ndërsa Korça shpallet “kryeqyteti”

Q.Autor

Leave a Comment