Futboll Premier League Sport

KATEGORIA SUPERIORE/ Shikoni golat më të bukur dhe gafat e javës së 9-të (VIDEO)

Java e nëntë e Kategorisë Superiores do të mbahet mend për rekordin negativ të golave të shënuar përgjatë fazës së parë.

Vetëm pesë gola u shënuan në këtë javë, gjithsesi pati gola të bukur për sa u përket realizimit dhe nisjes së aksionit. Goli i shënuar nga Patrik Bardhi në ndeshjen Kastrioti-Kukësi meriton të jetë si më i bukuri i javës së fundit.

Gjithsesi, vlerësime meriton edhe goli i shënuar nga Mara i Skënderbeut, që erdhi pas një aksioni të bukur të korçarëve.

Përveç gabimeve të gjyqtarëve, në këtë javë kanë dalë në pah edhe gabimet apo sjelljet anti-sportive të lojtarëve. Shkelmimi pa top që mbrojtësi i Tiranës Marsel Ismajlgeci bëri ndaj Qaqit, që u ndëshkua me karton të kuq, konsiderohet veprim trashanik.

Gjithsesi, Tirana nuk e vuajti, pasi më mirë luajti kur mbeti me 10 vetë. Edhe gabimi që bëri Imami dhe portieri Zogoviç i kushtuan Vllaznisë humbjen në Laç.

VIDEO 1

Related posts

E duan Napoli dhe Fiorentina, fantazisti shqiptar i gatshëm për hapin galopant në karrierë

Sadik.Autor

Wembley në shitje! Manjati amerikan gati të paguajë 1 miliard €

Sadik.Autor

FINLANDË-BELGJIKË/ Belgët vijnë si favoritë në këtë ndeshje, skandinavët kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment