Futboll Seria A Sport

“KY KA QENË VIT I KTHESËS PËR KARRIERËN TIME”/ Kumbulla entuziast, shpreh dëshirën e tij për vitin 2021 (VIDEO)

Marash Kumbulla është përshtatur shumë mirë në realitetin verdhekuq. Mbrojtësi i Roma-s, me një postim në profilin e tij në Instagram, ka ripërshkuar etapat kryesore të 2020-ës së tij, duke i dedikuar një mendim të veçantë tifozëve të tij të rinj:

“Ky ka qenë viti i kthesës për karrierën time. Një skuadër ere, një qytet i ri, një fanellë e re për ta veshur dhe e gjitha kjo gjatë një pandemi botërore”, ka shkruar ylli shqiptar.

“Nuk mund të jem vessce i lumtur dhe të ndihem me fat që kam mundësinë të realizoj ëndrrat e mia”.

“Fillimisht dua të falënderoj Hellas Verona-n që më ka dhënë mundësinë të rritem dhe të debutoj në Serinë A. Më pas falënderoj edhe tifozët verdhekuq që më kanë pritur shumë mirë që nga fillimi”.

“Dëshira ime për vitin 2021 është që t’ju kem sa më shpejt të jetë e mundur në krah për të na mbështetur dhe shtyrë drejt fitores. Forza Roma!”.

Kumbulla u ble nga Rima në merkaton e verës. Nga transferimi i tij te verdhekuqtë, ai ka koleksionuar disa ndeshje, duke shënuar edhe dy gola.

Mbrojtësi kuqezi i ka bindur të gjithë në Trigoria dhe është gati të bëhet një shtyllë e ardhshme e mbrojtjes së Roma-s.

VIDEO

Related posts

FIFA vendos në verë/ Ja kujt shteti i kalon Botërori 2022 nëse i hiqet Katarit

Q.Autor

Lewandowski në radarin e skuadrës nga Premier League

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Egnatia në “Selman Stërmasi”. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment