Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Juventus-Dinamo Kiev. Rezultati 3-0

Cristiano Ronaldo ka startuar sonte nga minuta e parë për Juventusin, në ndeshjen e javës së pestë të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Kievit.

Juventusi tashmë e ka siguruar kalimin në 1/8 e finales, pas fitores në minuta të fundit kundër Ferencevarosit javën e kaluar. E në këtë ndeshje, sonte nga minuta e parë ka startuar Cristiano Ronaldo pasi që ai mungoi në ndeshjen e javës së fundit në Angli kundër Beneventos.

Andrea Pirlo sot ka startuar me formacion 3-4-3 ku në sulm partner me Ronaldon është Morata kurse Ramsey luan pas tyre. Ndeshja e fundit e Juventusit në Grupin G është ajo kundër Barcelonës, ndeshje e cila edhe mund ta përcaktojë fituesin e grupit.

 

LIVE/ Juventus – Dinamo Kiev 3-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 66/ Juventus thellon shifrat me golin e shënuar nga Alvaro Morata.

MINUTA 57/ Juventus dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 21/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Federico Chiesa.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

CR7 AKUZOHET PËR RACIZËM/ Veprimi i Ronaldos ndaj shokut të skuadrës po bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)

Delo.autor

PLAS SKANDALI MES DY KLUBESH NË RUSI/ Dalin pamjet nga sherri masiv mes lojtarëve dhe trajnerëve (VIDEO)

Delo.autor

Spalletti: Interi do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment