Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Ferencvaros-Barcelona. Rezultati 0-3

Barcelona ka udhëtuar sonte në Hungari ku në Puskas Arena do të përballet me skuadrën kampione të Hungarisë, Ferencevaros. Barcelona tashmë e ka përfunduar sagën e kualifikimit në 1/8 e finalës së Kampionëve, me fitoren që e arriti kundër Dynamo Kiev javën e kaluar. Nga katër ndeshje, nënkampioni i Spanjës ka katër fitore dhe 12 pikë.

Ashtu si është pritur, Koeman nuk e ka ftuar për këtë ndeshje fare sulmuesin Lionel Messi, të cilin e ka pushuar. Në vend të tij sulmit sot i prin Braithwaite i cili pas vetes do të këtë Dembele, Griezmann dhe Trincao. Myrto Uzuni ka startuar sonte për skuadrën hungareze ku ai për herë të parë do të përballet me këtë skuadër.

Në ndeshjen e fundit, Uzuni kishte shënuar gol kundër Juventusit. Ferencevaros është në vendin e fundit me një pikë bashkë me Dinamo Kievin, me të cilën skuadër pritet që të luftojë për vendin e tretë, vend që dërgon në Europa Ligë.

 

LIVE/ Ferencvaros – Barcelona 0-3

 

Mbyllet ndeshja

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 27/ Barcelona thellon shifrat me golin e shënuar nga Ousmane Dembele me penallti.

MINUTA 21/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Martin Braithwaite.

MINUTA 14/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Antoine Griezmann.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

TRAGJEDIA E YLLIT ARGJENTINAS/ Çështja Sala dhuron një tjetër befasi, ja detajet

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT ARGJENTINAS NË DILEMË/ Dy gjigantët europian në ndjekje të Dybalas, ja sa kërkon Juvenus…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Firma me Barcelonën dukej çështje orësh, PSG-ja i rrëmben lojtarin “katalanasve”…

Delo.autor

Leave a Comment