Ndeshjet Live Sport

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Valladolid-Barcelona. Rezultati 0-3

Pas barazimit me Valencian, Barcelona ka udhëtuar sonte në Valladolid ku do të luajë me skuadrën e Real Valladolidit.

Barcelona duhet të kthehet të fitoret, në mënyrë që të jetë në një hap me skuadrat e tjera të kreut të La Ligës, pas barazimit me Valencian në vikend me rezultat 2-2.

Messi, Braithaëaite dhe Mingueza janë lojtarët që kanë startuar në sulm sonte.

Bie në sy mungesa e Griezmann që sonte është në bankën rezervë. Barcelona është në vendin e 6 pas 13 xhirove të La Ligës me 21 pikë, derisa Valladolid është në vendin e 18 me vetëm 14 pikë.

 

LIVE/ Valladolid – Barcelona 0-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 65/ Barcelona thellon shifrat me golin e shënuar nga  Lionel Messi.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 45/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Martin Braithwaite.

MINUTA 22/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Clement Lenglet.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

NUK KA MË DYSHIME/ Njeriu i momentit në skuadrën kuqezi, Milan gati rinovimin për Ibrahimovic

Delo.autor

Zhvilluan një kampionat shumë të mirë, qeveria pret kombëtaren shqiptare

Isa.Autor

REAL MADRID-ATLETICO BILBAO/ Benzema zhbllokon me një goditje me kokë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment