Futboll Kategoria Superiore Sport

“LOJA E BUKUR, PASI TË QETËSOHEMI ME REZULTATE”/ Todorovski: Duam tre pikë edhe ndaj Kukësit

Teuta i ka dhënë fund serisë prej 2 humbjesh radhazi, duke mundur minimalisht 1-0 Dinamon. Durrsakët u treguan cinikë, teksa gjetën golin e avantazhit shpejt me anë të Vilës dhe më pas menaxhuan mirë këtë rezultat duke u munduar që të ndalnin ofensivën dinamovite. Vetë mbrojtësi i Teutës nuk e fsheh kënaqësinë e rikthimit në fushë dhe mbi të gjitha të marrjes së 3 pikëve, ndërsa shpjegon edhe dëmtimin të kaluar. Todorovski pranoi për “Panorama Sport” se skuadra ka bërë mirë, por ka shumë gjëra për të përmirësuar.

I kënaqur që Teuta kthehet te fitorja dhe ju në fushën e lojës?

Fitorja na gëzon, duke pasur parasysh se vinim nga disa ditë të vështira. Nuk është e thjeshtë të humbasësh dy ndeshje radhazi. Janë ndeshje që kur nuk del me sukses, nuk kalohen kollaj. Kemi ndenjur me njëri-tjetrin, kemi reflektuar të gjithë bashkë. Duhet të vazhdojmë të punojmë sepse jemi larg pritshmërive që kemi si grup. Primare është fitorja e ekipit, por nuk diskutohet që edhe unë gëzohem kur jap kontributin tim.

A mjafton ky trepikësh, që të kalojë kjo krizë?

Është e vërtetë që ne dje nuk kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Normalisht kur vjen nga disa ditë jo të qeta dhe nga rezultate jo të mira, e rëndësishme është që të marrësh pikët. Nuk je i lirshëm dhe ne e dinim që dje do e kishim të vështirë. Donim vetëm pikët, dhe kur të marrim pikët jemi të sigurt që do të dalim më mirë në lojën tonë, sepse kemi cilësi brenda grupit.

Si ndiheni pas dëmtimit të kaluar?

Dëmtimi është pjesë e futbollit. Unë shoh përpara dhe gëzoj ato që kam. Kjo periudhë rikuperimi më ka mbushur me forcë dhe më ka rritur shumë. Tani ndihem mirë, e keqja ka kaluar. Tani jam mirë. Ky do të jetë muaji më i rëndësishëm për skuadrën.

Ndaj Kukësit, do të kërkoni të ruani ecurinë e mirë?

Ne do të punojmë gjatë tërë javës dhe do të marrim masa të duhura për këtë takim, për çka shpresoj të japim maksimumin e të marrim tri pikë të plota. Në ndeshjet e fundit kemi ecuri të mirë dhe shpresoj që të vazhdojmë me rezultate sa me të mira në ndeshjet e mbetura e deri në fund.

A besoni se Teuta do të arrijë tek objektivi Europë?

Kam besim se nga ndeshja nëndeshje do të jemi mirë e mëmirë duke qenë dhe grupi i  plotë, por dhe marrëdhënia që kemi me njëri-tjetrin, mendoj që do të performojë edhe më mirë pas çdo ndeshjeje. Objektivi është i arritshëm, por duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund do të shohim,është ende herët për të folur për objektiva. Fokusi ynë është Kukësi.

Related posts

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja derbi Partizani-Dinamo. Rezultati 1-0

Delo.autor

Ramos, Ronaldo dhe Marcelo me mesazhe emocionuese për Zidane

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Inter e nis si mos më keq, Lukaku i shpëton nga turpi

Delo.autor

Leave a Comment