Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Atalanta në “Allianz Stadium”. Rezultati 1-1

Juventusi kërkon fitoren e tretë radhazi në kampionat pasi ka mundur Torino dhe Genoa, por në të njëjtën kohë t’i bëjë presion kreut të renditjes, Milanit në këtë moment… Bardhezinjtë sonte gjejnë Atalanta përallë, që gjithashtu dëshiron të kthehet në garë për Scudetto pasi ka humbur pak terren, dhe pse duhet thënë se ka një ndeshje më pak.

Ndeshja do të luhet sonte në orën 18:30 në “Allianz Stadium”, ndërsa Pirlo e quan Atalanta një “ekip big dhe realitet tashmë. Duhet ta fiksojmë në tru se nuk do të jetë aspak e lehtë”.

Në anën tjetër, Gasperini dhe Papu Gomez duken larg njëri-tjetrit, por afër kur vjen puna te fusha, edhe pse sot argjentinasi e nis nga stoli. Andrea Pirlo gjen Morata, kurse Dybala dhe Kulusevski e nisin nga stoli.

Ramsey do ta nisë në stol, ndërsa Chiesa do të veprojë majtas me McKennie gjithmonë në gjysmë të rrugës midis anës së djathtë dhe sulmuesit. Gian Piero Gasperini lë Papu Gomez në stol, dhe ne do të shohim nëse ai hyn brenda. Pessina dhe Malinovskyi prapa Zapatës, në mbrojtje është Palomino.

 

LIVE/ Juventus – Atalanta 1-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 57/ Atalanta barazon shifrat me golin e shënuar nga Remo Freuler.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 29/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Federico Chiesa.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një goditje nga këndi, sulmuesi Muller ndëshkon me kokë Rumaninë (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Sheikët klubit të Premier i prishin planet Milanit, gati oferta për yllin e “Djallit”…

Delo.autor

HISTORIA E NDËRLIKUAR E OZIL ME “TOPÇINJTË”/ Agjenti tregon: Po vuan jashtë mase, Arsenal i turpshëm ndaj tij

Delo.autor

Leave a Comment