Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool mposht Inter falë dyshes Firmino-Salah në “San Siro”

Dy gola brenda 8 minutash në fundin e ndeshjes i kanë mjaftuar Liverpulit të Jurgen Klop që të siguronte një fitore shumë të rëndë 2-0 në transfertë ndaj Interit në sfidën e Ligës së Kampioneve, në një duel ku në fakt rezultati nuk pasqyron atë që u shfaq në fushën e lojës.

Zikaltërit treguan një lojë shumë të mirë dhe dominuan në pjesën më të madhe të ndeshjes ndaj anglezëve. Ata iu afruan disa herë golit, duke tronditur edhe traversën me anë të Çalhanollu. Por në fund diferencën e bën gjithmonë ai që dërgon sferën në rrjetë dhe Liverpuli u tregua mjaft cinik, duke goditur pikërisht në momentin kur të gjithë prisnin golin zikaltër.

Fillimisht Firmino e pastaj Salah shënuan brenda 8 minutave lojë pas zhvillimit të goditjeve standarde, duke i dhënë një shuplakë të rëndë Interit në “San Siro” pasi pa kështu ëndrrën e kualifikimit të shuhej që në ndeshjen e parë përballë ekipit të Klop.

Related posts

NGA MIQ NË ARMIQ/ BERISHA presion HYSAJT: Luajmë si ndaj INTERIT dhe marrim…

Isa.Autor

“PLESHTI” APO DIEGO MARADONA? Kampioni argjentinas i botës shokon me përgjigjen

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Rubin Hebaj kryen testet mjekësore me skuadrën e re

Delo.autor

Leave a Comment