Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Teuta në “Elbasan Arena”. Rezultati 0-0

Partizani dhe Teuta kanë zbritur në fushën e “Elbasan Arenës” në orën 16:45 për t’u përballur në sfidën e javës së shtatë të kampionatit.

Të kuqtë e kryeqytetit vijnë në këtë përballje pas barazimit ndaj Tiranës në derbi, ndërkohë që në krahun tjetër, durrsakët e Martinit, në 6 javët e para kanë siguruar 1 fitore dhe 5 barazime.

Në kampin e të kuqve, trajneri Ilir Daja ka ruajtur formacionin e zakonshëm që ka përdorur në këtë sezon. Nga ana tjetër, Erando Karabeci rikthehet si titullar dhe mbrojtësi Rustem Hoxha.

LIVE: PARTIZANI-TEUTA 0-0

KOMENTET LIVE:

90+2′ Përsëri vendimtar Alban Hoxha, i cili ndal kësaj here brazilianin Iran Zhunior Gonçalves.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

84′ Alban Hoxha i pret 11-metërshin Emiljano Vilës, fantastik gardiani i Partizanit. I cili i kupton krahun mesfushorit durrsak dhe e eviton mjaft bukur penalltinë.

83′ Penallti për Teutën, e fiton Dejvi Bregu, pas duelit me Idrizajn, gjyqtari Bajramaj nuk ka dyshimi, 11-metërsh për durrsakët.

81′ Çfarë shansi për skuadrën e Teutës. Aleksi rikuperon një top në mesfushë dhe nis një kundërsulm të rrezikshëm që nuk finalizohet siç duhet nga Todorovski. Vendimtare devijimi i portierit Hoxha.

78′ Zëvendësim te Partizani, largohet Esat Mala, në fushë Jasir Asani.

77′ Sërish Dejvi Bregu që provon nga distanca, por në pozicion Alban Hoxha, që kontrollon topin.

73′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Karabeci, për faull në mesfushë.

72′ Zëvendësim te Teuta, largohet Lorenco Vila, vendin e tij e merr Iran Zhunior Gonçalves.

66′ Partizani kryen 2 zëvendësime, largohen nga loja Kardozo dhe Bardhi në vendin e tyre Melo dhe Cara.

64′ Çfarë shansi për Teutën me Dejvi Bregun, vlonjati tentoi me një gjuajte në afërsi të pikës së penalltisë, por gjuajtja e tij ishte qendrore dhe u ndal nga portieri Alban Hoxha.

62′ Belica ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

56′ Kundërpërgjigjet Partizani me Solomon, traversa i mohon golin futbollistit afrikan. Me fat durrsakët.

55′ Teuta pretendon për 11-metërsh, për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Belica, por gjyqtari Bajramaj nuk është i këtij mendimi.

54′ Shpëton mrekullisht nga pësimi i golit skudra e Partizanit. Tentativa e Lorenco Vilës devijohet nga Hakaj, dhe shkon ngjitur me shtyllën.

52′ Lorenco Vila ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Bardhit.

51′ Partizani rrezikon me Kardozon, por gjuajtja e tij nuk ishte e saktë duke përfunduar jashtë kuadratit, i shqetësuar edhe nga prezenca e kapitenit Arapi.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Drithërima në portën e Alban Hoxhës. Fantastik depërtimi i Emiljano Vilës, i cili gjuan me të djathtën nga jashtë zonës, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

43′ Teuta provon të rrezikojë me disa goditje këndi, radhazi, por pa sukses.

38′ Sërish Partizani rrezikshëm, me Solomon, i cili kësaj here provon me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

35′ Tjetër goditje nga këndi për të kuqtë, pas devijimit të topit nga portieri Frashëri.

33′ Solomon provon me një goditje në hyrje të zonës, topi devijohet dhe shkon në këndore.

26′ Mala provon të surprizojë portierin Frashëri, por gjuajtja e talentit të Partizanit kuptohet mjaft mirë nga gardiani korçar që kontrollon topin.

25′ Goditje dënimi për Partizanin, nga një pozicion tepër i favorshëm, pranë hyrjes së zonës.

23′ Pas një harkimi nga e majta, devijimi i Belicës nuk ishte i duhuri, mbrojtësi për pak sa nuk shkakton autogol. Goditje nga këndi për Teutën.

22′ Broja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të rrezikshme ndaj Lorenco Vilës në mesfushë.

15′ Partizani merr “frenat” e lojës dhe shfaqet më i qartë për sa i përket qarkullimit të topit. Mungojnë gjuajtjet e rrezikshme drejt kuadratit.

7′ Pranë golit Partizani! Aksion fantastik i të kuqve, me Idrizajn, që provon me një diagonale nga e djathta, pas asistit majft të bukur të Bardhit, por tentativa e vlonjatit, shkoi ngjitur me shtyllën.

3′ Më kërkues durrsakët në këto minuta të para që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e skuadrës së Partizanit.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”. Teuta luan topin e parë nga qendra.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Strakosha e Kumbulla, kuqezinjtë mes yjeve që dalin të lirë në Serinë A

Delo.autor

KËRKOHEJ NGA “KUQEZINJTË” DHE ROMA/ Merr fund “telenovela”, mesfushori Veretout zbarkon tek…

Delo.autor

REALIZON GOLIN E JAVËS/ Kosovari Ibrahim Dresevic, perlë nga mesi i fushës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment