Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Tirana. Rezultati 1-1

Luhet ndeshja Teuta-Tirana, sfidë e javës së 11-të të Kategorisë Superiore.

Për vetë objektivat që kanë, të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Durrsakët janë kthyer si një “mace e zezë” për bardheblutë, teksa në ndeshjet e fundit skuadra e Martinit ka dalë fituese në ndeshjet mes tyre.

Ndërkohë Teuta ende nuk e ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në shtëpi dhe këtë do të provojë ta bëjë ditën e sotme ndaj Tiranës. Në total, dy skuadrat janë përballur 180 herë, ku Teuta regjistron 43 fitore, Tirana 85 fitore dhe 52 ndeshje janë mbyllu në barazim.

 

LIVE| TEUTA-TIRANA 1-1

Halili 3’/ D.Kapllani 70′

Komenti live:

90′ Arbitri i katërt akordon 5 minuta shtesë.

89′ Muçi del nga krahu i majtë, por godet mbi portë. Futbollisti qëndron i shtrirë në fushë pas ndërhyrjes së Albano Aleksit.

86′ Zëvendësim i dytë te Tirana. Gjumsi zëvendëson Agustin Torrasën.

82′ Zëvendësim te Tirana. Marlin Nuriu merr vendin e Grent Halilit.

81′ Dy zëvendësime të tjera te Teuta. Hebaj dhe Zhunior në vend të Krasniqit dhe Kuros.

77′ Ndëshkohet dhe trajneri i Tiranës Nevil Dede për protesta.

75′ Teuta proteston tek arbitri Ferhataj për penallti. Gruda dhe Hoxhallari futet në zonë dhe lojtari i durrsakëve rrëzohet. Gjyqtari vazhdon lojën.

70′ GOOOOOL! Teuta-Tirana 1-1!! Kapllani barazon ndeshjen 7 minuta pasi futet në fushë.

70′ Zëvendësim i dytë te Teuta. Gruda ul në stol Lorenco Vilën.

63′ Zëvendësim te Teuta. Trajneri Martini ul në stol Karabecin për Dejvid Kapllanin.

62′ Karabeci ndëshkohet me karton të verdhë për faull të ashpër. 

60′ Karton i dytë i verdhë për Tiranën. Ernest Muçi ndëshkohet për nisje të lojës pa vërshëllimën e gjyqtarit.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45’+1 – Mbyllet pjesa e parë në “Niko Dovana”. Teuta krijon raste, por nuk shënon dot. Tirana kryeson me kokëfortësi.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

29′ Bregu del në sulm, por arbitri anësor akordon pozicion jashtë loje.

27′ Lorenco Vila godet me kokë, por gjuajtja e tij është e gabuar.

20′ Vjen kartoni i parë i verdhë në këtë ndeshje. Grent Halili ndëshkohet për tërheqje fanele.

13′ Krasniqi del në pozicion të favorshëm për të goditur, por Najdovski e bllokon me sparkatë.

8′ Faull për Teutën. Hoxhga gjuan, por Torasa e bllokon.

3′ GOOOOOL! Teuta-Tirana 0-1!! Arapi nuk spastron dot topin. Muçi përfiton dhe gjen Grent Halilin, i cili shtyn lehtësiht topin në rrjetë.

2′ Portieri i Tiranës del në kohën e duhur dhe kontrollon topin.

1′ Fillon ndeshja në “Niko Dovana”. Topin e parë e shkelmojnë lojtarët e Tiranës.

Related posts

“URIME…”/ Ronaldo dhe Messi “armiq të betuar”, Georgina bën veprimin E PAPRITUR

Delo.autor

Icardi: Nuk do të luaj kundër Frankfurtit sepse…

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Sparkatë e Najdenov. Karton i kuq direkt

Delo.autor

Leave a Comment