Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM NË “PAQE”/ Teuta dhe Kampionët e Superiores ndajnë pikët në “Niko Dovana”

Teuta dhe Tirana e mbyllin sfidën e sotme në barazim 1-1. Durrsakët dhe bardheblutë nuk arritën të vendosnin se cili do të ishte fituesi i takimit të sotëm në “Niko Dovana”, duke ndarë secila nga një pikë. Edhe pse Teuta ka vendosur një “rekord” me 8 barazime në 11 ndeshje, ekipi i Edi Martinit ngjitet në vendin e tretë pas humbjes së rëndë të Kukësit 4-1  me Partizanin.

Me mjaft mungesa, kampionët në fuqi të Tiranës u kujdesën më tepër të përfitonin nga gabimet e kundërshtarëve dhe të tërhiqeshin në prapavijë. Sulmuesi bardheblu Grent Halili zhbllokoi ndeshjen pas 3 minutash teksa kapiteni Renato Arapi nuk largoi një top të lehtë dhe Muçi përfiton duke pasuar te Halili. Ekipi i Martinit tentoi në vazhdimësi të barazonte, por sulmuesve u mungonte shënjestra. Duhej aktivizimi i Dejvid Kapllanit në minutën e 63-të për të barazuar takimin 7 minuta më pas.

Me rezultatin e sotëm, Teuta barazon me pikë Kukësin (17), ndërsa Tirana qëndron në vendin e gjashtë me 15 pikë duke u larguar akoma më shumë nga Vllaznia kryesuese.

Related posts

PARAQITJE TË DOBËTA NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Ja si vlerësohen Memushaj dhe Veseli

Delo.autor

ZYRTARE/ Milani transferon Olivier Giroudin

Delo.autor

JO VETËM GOLA/ Lewandowski dhuron spektakël, topi futet në dritaren e zyrës së Salihamidzic

Delo.autor

Leave a Comment