Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Vllaznia. Rezultati 1-1

Ka startuar në orën 13:45, “klasikja” e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë. Të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin në këtë përballje, për ta mbyllur vitin kalendarik në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vllaznia e Brdaricc, vjen në “Selman Stërmasi” me moralin e lartë, teksa udhëheq kampionatin me diferencë +6 nga ndjekësit e Partizanit.

Ndërkohë në krahun tjetër, Tirana e Dedes, barazoi në fundjave përballë Teutës me rezultatin 1-1. Për sa i përket takimit në fazën e parë mes kryeqytetasve dhe shkodranëve, ishte Vllaznia ajo që arriti të triumfonte me rezultatin 3-2.

LIVE: TIRANA-VLLAZNIA 1-1

Muçi 13′ / Imeri 79′

KOMENTI LIVE: 

90+3′ Goditje dënimi në një pozicion të favorshëm. Provon Marku, por gjuatja e tij ndalet në mur.

90+1′ Zëvendësim edhe te Vllaznia largohet Ardit Hoxhaj për Kalanë.

90+1′ Zëvendësim te Tirana, largohet Muçi për Birçajn.

Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Po vuan jashtëzakonisht shumë skuadra e Dedes në këto minuta të fundit.

87′ Bekaj bën heroin, i mohon një gol të sigurt Ardit Hoxhajt. Fantastik gardiani bardheblu.

82′ Vllaznia hidhet në sulm në kërkim të golit të fitores. Shkodranët kërkojnë të fitojnë nga epërsia numerike.

79′ GOOOOL VLLAZNIA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Selman Stërmasi”. Demir Imeri realizon me kokë, pas krosimit të Gurishtës nga e djathta, mesfushori godet saktë me kokë. 

74′ Torasa ndëshkohet me karton të kuq, për goditje antisportive me takë ndaj Iseavskit.

73′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Vllaznia. Me fat kampionët e Tiranës në këto minuta. Pas një harkimi nga këndi, topi devijohet në Imami dhe shkon në duart e Bekajt.

71′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Jonuzi, vendin e tij e merr Arsid Kruja.

68′ Pranë golit Tirana me Ismailgecin, gjuajtja e tij shkon në rrjetën e jashtme.

67′ Erdenis Gurishta është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë.

64′ Zëvendësim te Tirana, largohet Danso, vendin e tij e merr Jurgen Vrapi.

60′ Minuta mjaft të mira për Vllazninë që shfaqen më kërkues në këtë pjesë të dytë.

52′ Sërish Vllaznia rrezikshëm, por Dilaver nuk arrin të rregullojë shënjeshtrën me kokë, për ta dërguar topin në kuadrat.

47′ E pabesueshme çfarë humbet Vllaznia me Dilaver. Pas një harkimi nga e djathta, sulmuesi i skuadrës shkodrane, ka goditur me kokë nga fare pranë, por tentativa e tij ka shkuar mbi kuadrat. Nuk i besojnë syve kuqeblutë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+1′ Tjetër aksion i rrezikshëm i Tiranës, Halili depërton bukur nga e djathta, shërben për Muçin, por tentativa e tij u ndal nga Gurishta.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Pranë golit të barazimit Vllaznia, me Ardit Hoxhajn, gjuajtja e sulmuesit vlonjat me kokë pas harkimit të Gurishtës shkon mbi kuadrat.

39′ Tirana vazhdon të shfaqet dominuese në fushën e lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Vllaznisë. Daljet e shkodranëve drejt portës së Bekajt, janë të pakta.

35′ Eni Imami është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë.

33′ Muçi dhuron spektakël, provon me një gjuatje drejt portës, por ndalet sërish nga Zogoviç. Fantastik talenti bardheblu.

29′ Pranë golit të dytë Tirana me Muçin, por gjuajtja e tij ndalet mjaft bukur nga Zogoviç që mban në lojë shkodranët.

20′ Minuta mjaft të mira për Tiranën që shfaqet dominuese në fushë ndaj shkodranëve.

13′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet klasikja. Ernest Muçi kalon në avantazh bardheblutë. Fantastik talenti i Tiranës. I cili pas një asisti mjaft të bukur të Halilit, nuk fal nga një pozicion diagonal, duke tundur rrjetën.

5′ Drithërima në portën e Bekajt. Ardit Hoxhaj godet shtyllën. I pafat sulmuesi vlonjat shumë pranë vijës fatale.

1′ Sinjalin e parë e jep Vllaznia, me Ardit Hoxhajn, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Bekaj.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”.

Related posts

Barcelona fillon merkaton, gati zyrtarizmi me “yllin” brazilian

Sadik.Autor

ZGJEDHJET NË FSHF/ Prodani informon FIFA-n: Ndërhyni, situata është e turpshme. Ja të gjitha shkeljet e bëra

Delo.autor

Nuk luajti asnjë minutë me Juventusin, vjen oferta 40 milionë euro për këtë lojtar

Isa.Autor

Leave a Comment