Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ Shkëndija tenton të sjellë ish-lojtarin e Barcelonës, pritet të zëvendësojë futbollistin e Shqipërisë

Shkëndija e Tetovës mund të realizojë një transferim të goditur në janar. 3-herë kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë piketuar ish-lojtarin e Crvena Zvezdës, David Babunskin, i cili e ka nisur karrierën në akademinë e Barcelonës.

Lajmi konfirmohet nga mediat fqinje duke theksuar se 26-vjeçari shihet si zëvendësues i Valon Ahmedit, i cili do t’i bashkohet Shahtjor Soligorskit në Bjellorusi.

Babunski ka luajtur 48 ndeshje me ekipin e dytë të Barcelonës, por asnjëherë nuk ia doli të aktivizohej me ekipin e parë. Gjatë karrierës së tij, mesfushori me tipare sulmuese nga Maqedonia e Veriut është aktivizuar me Crvena Zvezdën në Serbi, në Japoni me Jokohamën dhe Omian dhe Botoshanin në Rumani. Babunski ka mbetur pa skuadër pas mbylljes së bashkëpunimit me Botoshanin.

Related posts

LAJM I MADH NGA ITALIA/ “Zonja e Vjetër” në negociata për yllin e Serie A….

Delo.autor

Griezmann po kërkon shtëpi në Barcelonë, ja çfarë shkruajnë mediat spanjolle

Q.Autor

AKUZA DHE ZËNKA ME PEREZIN/ Zbërthehet Zidan: Ju tregoj pse ika nga Reali i Madridit

Delo.autor

Leave a Comment