Futboll Seria A Sport

MBAPPE I SHTRENJTË DHE PËR REALIN/ Galaktikët ofrojnë para dhe dy lojtarë

Real Madrid është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain.

Los Blancos ka kohë që tentojnë të transferojnë fituesin e Kupës së Botës, mirëpo parisienët nuk e duan largimin e tij.

Dëshira e Mbappes është tashmë e njohur, pasi ai e do kalimin te klubi më i madh evropian, por problem mbetet vlera e lartë që PSG mund ta kërkojë.

Mirëpo, sipas asaj që raporton AS, Real Madridi planifikon të ofrojë rreth 100 milionë euro dhe Iscon e Mariano Diazin në këtë ofertë.

Mesfushori spanjoll ka një vlerë rreth 80 milionë euro, derisa sulmuesi vlerësohet në atë 40 milionë.

Kështu, PSG do e shiste 21-vjeçarin për një shumë mbi 200 milionë euro, apo duke përfituar dy lojtarë dhe para.

Related posts

E QUAJNË “NJERIU QË FLUTURON”/ Duplantis thyen rekordin botëror të kërcimit me shkop për herë të 13-të

F.autor

FITOI MEDALJE ARI/ Atletja ukrainase valëvit flamurin dhe shpërthen në lot (FOTO)

F.autor

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Skemë fantastike e vlonjatëve, Alvesh nderon Flamurtarin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment