Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Gafa e tij i kushtoi finalen Bayern-it, Ulreich u kërkon falje tifozëve

Sven Ulreich ka kërkuar falje për gafën që i kushtoi humbjen Bayern Munich në disfatën e tyre 4-3 në dy ndeshjet e gjysmëfinales ndaj Real Madrid.

29-vjeçari humbi përqendrimin teksa po i afrohej një top i kthyer me këmbë nga Tolisso, duke i dhuruar golin e dytë Karim Benzema.

Ai gol i dha avantazhin Madridit dhe, megjithëse James Rodriguez barazoi pak më pas, Bayern nuk ishte në gjendje të shënonte edhe një të tretë që do t’i kishte kualifikuar në finale.

Ulreich, një titullar për Bayern pas mungesës së gjatë të Neuer, përdori mediat sociale për të shprehur keqardhjen e tij.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë zhgënjimin që kam për eliminimin nga Champions League,” shprehet portieri në Instagram.

“Donim me çdo kusht të shkonim në finale dhe bëmë më të mirën tonë por më pas ndodhi gabimi i panevojshëm.

“Nuk mund ta shpjegoj dot. Më vjen keq…për shokët  ekipit dhe tifozët.”

Javi Martinez, james dhe Boateng u përgjigjën me fjalë inkurajuese për portierin gjerman.

Related posts

JUVJA TJETËR “GOL” MILANIT/ Mbrojtësi Kaldara do mungojë gjatë tek “djalli”

Isa.Autor

VALLADOLID-BARCELONA/ Messi “MAGJIK”me asist, Lenglet zhbllokon sfidën për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Reagon shpejt MILANI/ Kuqezinjtë kthehen në avantazh ndaj Atalantas (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment