Futboll Kategoria Superiore Sport

MBARON SEANCA GJYQËSORE E PARTIZANIT NË “CAS”/ Klubi i “Demave” konfirmon: Ja kur do të merret vendimi…

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizani ka bërë me dije se është zhvilluar online si pasojë e situatës së COVID-it, seanca e programuar gjyqësore në KAS, për çëshjen e futbollistit Erald Çinari.

Në këtë seancë, palët kanë paraqitur pretendimet e tyre, si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve. Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online, nga Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur spanjoll Juan de Dios Krespo Perez dhe zyra e avokat Antonio Konte. Zyra e shtypit e klubit të kuq bën me dije se vendimi nga KAS pritet  të merret brenda muajit dhjetor.

NJOFTIM PËR MEDIA
Pranë KAS të Lozanës është zhvilluar sot online, si pasojë e situatës COVID 19, seanca e programuar gjyqësore për çështjen Erald Çinari. Në komunikimin me panelin e KAS palët kanë paraqitur të gjitha pretendimet e tyre, si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve të përfshirë në këtë proçes.
FK Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online, nga Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Conte. Ky grup ka punuar intesivisht përgjatë gjithë kësaj periudhe për përgatitjen sa më efikase të mbrojtjes dhe demonstrimit të pafajësisë sonë. Pritet që vendimi nga KAS të merret brenda muajit dhjetor.

Related posts

E FUNDIT/ Tragjedia në Xhenova: Njihuni me takimet që nuk do të zhvillohen në SERIE A

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, përcaktohen çiftet

F.autor

PAS TRE FITORESH RADHAZI/ Derbi londinez mbyllet pa fitues, Arsenal dhe Crystal Palace rishkruajnë historinë

Delo.autor

Leave a Comment