Futboll Seria A Sport

“MENDOJ SE MUND T’IA HEQIM TITULLIN JUVENTUSIT”/ Rrëfehet Teo Hernandez: Sikur të qëndroj përjetë tek Milani

Pas dopietës së tij ndaj Parmës, Teo Hernandez rrëfehet pas një interviste ekskluzive në mikrofonat e radios spanjolle “Onda Cera”, mbrojtësi francez flet për Milanin duke thënë se do dëshironte t’a mbyllte me kuqezinjtë:

TEO HERNANDEZ
Milani dhe titulli kampion – “Mendoj se po kaloj momentin më të mirë në karrierë. Sikur të qëndroj përjetë, sepse këtu është shumë mirë. Prej shumë sezonesh Milani nuk ishte si tani, por mendoj se mund t’ia heqim titullin Juventusit këtë sezon.”

Reali i Madridit – “Nuk e kam menduar kurrë një rikthim tek reali i Madridit. Tek Milani më kanë dhënë shumë besim, atë çka më mungonte tek Reali i Madridit. Kam shkuar atje kur isha ende i ri, edhe nuk kam luajtur për këtë arsye. Nuk e di nëse ata kanë keqardhje që më larguan, por që kur jam tek Milani kam luajtur mirë.”

Ibrahimoviç – “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, na ndihmon dhe na këshillon mjaft mirë.”, përfundon Teo Hernandez.

Related posts

Manchester City-Tottenham, publikohen formacionet zyrtare (FOTO)

Q.Autor

RAMOS e KROOS mund ta thyejnë sonte REKORDIN e madh të PAOLO MALDINIT

Isa.Autor

NUK ARRITI KUALIFIKIMIN NË EUROPA LEAGUE/ Por Partizani nuk del pa gjë, ja sa para përfitoi nga UEFA

Delo.autor

Leave a Comment