Futboll Seria A Sport

MILAN KRYESON RENDITJEN/ Publikohen kuotat e basteve për titullin në Serinë A, ja cila skuadër shihet favorite…

Milani kryeson renditjen aktuale të Serisë A me një pikë më shumë sesa Interi dhe katër më tepër sesa Juventusi, por sipas specialistëve të basteve, në fund nuk do të jenë kuqezinjtë ata që do të triumfojnë.

Madje, sipas kompanive, as “Zonja e Vjetër” nuk do të mund ta mbrojë fronin që e mban prej 9 sezonesh radhazi, pasi në fund do të bëjë festë Interi. Po, pikërisht kështu, Konte dhe “banda” e tij shihen favoritët për suksesin final në Serinë A.

Dhe kushdo që beson tek ata, duke luajtur edhe para, në fund do të 2.75-fishonte shumën e luajtur. Ndërkohë, në vend të dytë për titullin kampion qëndron Juventusi me koeficient 3.25, i ndjekur nga Milani dhe Napoli me 5. Pastaj, Atalanta e Roma 20-fishojnë paratë, ndërsa Lacio i 50-fishon.

Related posts

UEFA SHPALL FORMACIONIN MË TË MIRË NË EURO 2020/ Dominojnë italianët, mungon Cristiano Ronaldo

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid ndjek mbrojtësin e Shqipërisë…

Delo.autor

NGA IBRA TEK RONALDINHO/ Njihuni me 5 yjet e Guardiolës tek Barcelona që u larguan nga klubi

Delo.autor

Leave a Comment