Futboll Seria A Sport

DËSHTOI TË FITONTE/ THOHIR zbulon të vërtetën: Ja përse e shita INTER te kinezët…

Ish-presidenti i Interit, Erick Thohir, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen “Gazzetta Dello Sport”, ka rrëfyer shumë gjëra në lidhje me periudhën kur ai ishte në krye të skuadrës zikaltër. Ekip të cilin ai e ka ende në zemër dhe premton se do ta ndjekë debutimin e tij në kampionat ndaj Sassuolo. “Do ta gdhij, pasi pres një Inter fitues. Në fund të fundit jam ende pjesë e këtij ekipi, pasi zotëroj 31% të aksioneve. Mbi të gjitha mbeten një tifoz i zjarrtë dhe për këtë mjafton të vini në zyrën time, ku fanellat e Interit janë të shumta, duke nisur nga ato të Bergomi dhe Zanetti”, thotë Thohir.

Por për Thohir, jeta është biznes. “Biznesi mbetet biznes edhe në sport. Kur e bleva klubin nga Moratti nuk mbajta askënd me iluzione, nuk premtova se do ta fitoj menjëherë titullin. Në një moment më duhej të mbrohesha. Kur erdha, vura 5 objektiva: Të ndërtoj infrastruktorë në lartësinë e duhur, riorganizimin i klubit, të ndërtoja gradualisht një ekip të fortë deri në blerjen e yjeve të futbollit, të respektoja “fair play financiar” dhe të riktheheshim në Europë. Brenda 5 vitesh të ishim në Champions League“, shprehet Thohir.

“Problem për mua mbeti stadiumi i ri, pasi nuk ishte e mundur që ta ndërtonim, pasi do të na bënte shumë punë në biznesin tonë. Do të rriteshin të ardhurat, për të qenë në të njëjtin nivel me ekipet e mëdha të Europës. Siç ndodh me Juventusin, që arriti të blejë edhe Cristiano Ronaldon. Por shoh që edhe Suning ka të njëjtin objektiv, stadiumin. E shita Interin, pasi u afrua dikush që dëshironte të ishte partner me mua, që të kontrollonte shumicën dhe me objektiva të mëdhenj. Mendova se kjo është me e mira për Interin. E përsëris, e shita Interin se isha i detyruar të mbrohem, por mbajta 31% të aksioneve”, tha Erick Thohir.

Related posts

Interi arrin marrëveshje me mesfushorin e Romës

Sadik.Autor

DËSHTIMI NË “EURO 2020″/ Henry largohet nga Belgjika dhe bën gjestin e rrallë

Delo.autor

NEWCASTLE-TOTTENHAM/ Talenti Son ndëshkon “bardhezinjtë” me “perlë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment