Futboll Seria A Sport

MILAN-LAZIO/ “Kuqezinjtë” synojnë ta mbyllin vitin mbresëlënës me fitore, ja formacioni i mundshëm…

Skuadra e Stefano Pioli është në pritje të ndeshjes së fundit të vitit, kundër Lazio. Tifozët kuqezi shpresonin të lexonin edhe emrat e Sandro Tonali dhe Ante Rebic të përfshirë në listën e të grumbulluarve dhe ashtu do të jetë… Të dy lojtarët nuk janë në 100%, por stërvitjet e djeshme dhe të sotme kanë dhënë shenja pozitive që rrisin optimizmin për ndeshjen e mbrëmjes. Me të dy të pranishëm në fushë, formacioni do të bëhej praktikisht ky: Donnarumma në portë, Calabria, Kalulu, Romagnoli dhe Theo Hernandez në mbrojtje. Në mesfushë, Tonali së bashku me Krunic; në treshen pas sulmuesit kryesor, Rafael Leao, luajnë Saelemaekers, Calhanoglu dhe Rebic. Prania e Tonalit sigurisht që peshon shumë, pasi do t’i ishte shtuar te mungesat e Bennacer dhe Kessie. Por, edhe Rebic ka peshë, pasi luan në rolin e tij.

Ja formacionet e mundshme:
MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Kalabri, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Leao.
LAZIO (3-5-2): Reina; Patric, Luiz Felipe, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Escalante, Luis Alberto, Marusic; Caicedo, Immobile.

Related posts

LIVE/ Alaves-Barcelona, Suarez dyfishon shifrat

Delo.autor

RUSI 2018/ Peru-Danimarkë, kur kualifikimi vendoset që në fillim!

Sadik.Autor

Ardian Mema “driblon” humbjen: Në janar duhet ndërhyrje, kam folur me presidentin

Isa.Autor

Leave a Comment