Futboll Seria A Sport

MORI NJË FANELLË SPECIALE PËR 750 GOLAT NË KARRIERË/ Ronaldo: Ja cili është lideri i Juventus… (VIDEO)

Kristiano Ronaldo, përpara derbit me Torinon, u vlerësua jo vetëm nga Liga e Serisë A me çmimin e lojtarit të muajit nëntor, por në të njëjtën kohë mori si dhuratë edhe një bluzë speciale nga presidenti Andrea Anjeli për 750 golat në karrierë.

Këtë gjest nga ana e bosit të tij sulmuesi i Juves e përshëndeti me disa fjalë të bukura në rrjetet sociale: “Presidenti Anjeli është lideri i këtij klubi dhe grupi fantastik lojtarësh në këtë moment historik të karrierës sime.

Dua të bëj një falënderim special për skuadrën që punon së bashku me mua, sepse nuk do të kisha arritur asgjë pa ndihmën tuaj djema. Prandaj, të vazhdojmë të gjithë së bashku drejt objektivave tanë madhorë, që kemi vënë në shënjestër këtë sezon. Deri në fund Juve!”, postonte Ronaldo.

Related posts

ÇUDI/ “Rekord”, futbollisti rus “leksion” spanjollëve për pasimin e topave

Isa.Autor

“TURP AJO QË NDODHI ME MESSIN”/ Mbappe ndez aksin Paris-Madrid: Me Milanin tifoz prej Berlusconit

F.autor

SHERRE NË SKUADËR DHE KARAMELET E GOMUARA/ Kështu e humbi Lacio garën për titull

Delo.autor

Leave a Comment