Futboll Premier League Sport

HUMBJA NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Solskjaer rrezikon shkarkimin, drejtuesit e “Djajve të Kuq” piketojnë tre trajnerë

Ole Gunnar Solskjaer rrezikon edhe më shumë shkarkimin pas humbjes së Manchester Unitedit në Old Trafford nga rivalët e Manchester Cityt me rezultat 2-2.

Unitedi kishte barazuar me Atalantan në mesjavë me rezultat 2-2 në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë atyre vullnet për ndeshjen derbi kundër Cityt.

Por, edhe një herë, Djajtë e Kuq u rikthyen në formën e luhatshme të këtij sezoni, duke u mposhtu për të dytën herë radhazi në shtëpi.

Kjo humbje e Unitedit ndaj Cityt thuhet se ka shpejtuar shkarkimin e trajnerit norvegjez dhe drejtuesit tashmë kanë filluar punën për pasuesin e tij.

Sipas mediumit britanik Express Sport, drejtuesit e klubit, familja Glazers duhet t’i marrin në konsideratë tre emra nëse zgjedhin të shkarkojnë Solskjaerin.

Emri i parë në listë është ai i Zinedine Zidane, ndëras pasohet nga Erik ten Hag dhe Mauricio Pochettino.

Zinedine Zidane

Zidane është në treg pas largimit të tij nga Real Madridi verën e kaluar dhe, si një fitues i trefishtë i Ligës së Kampionëve si trajner, ka gjithçka çfarë duhet për të marrë njërën nga punët më të mëdha në botë.

Ka pasur pretendime se 49-vjeçari është në pritje të punës në Kombëtaren e Francës dhe duke shijuar pushimin.

Por, Unitedi do të cilësohej klubi i mençur nëse do merrte telefonin dhe të bënte gjithçka që mundet për të bindur Zidane që të marrë detyrën e trajnerit në Old Trafford.

Erik Ten Hag

Erik Ten Hag ka bërë mrekulli te Ajaxi.  Ai i udhëhoqi ata në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dy vjet më parë dhe ka filozofinë e tij sulmuese.

Tani për tani, holandezi është i lumtur në atdheun e tij. Por, nëse Unitedi do ta thërrasë, ai mund ta shoh veten në një situatë të vështirë, duke mos i dhënë mundësinë për të refuzuar ofertën për të zëvendësuar Solskjaerin.

Ten Hag luan futboll tërheqës, u jep shans për lojë të rinjve dhe është qartësisht i sigurt në aftësitë e tij stërvitore.

Mauricio Pochettino

Argjentinasi aktualisht është i fokusuar në drejtimin e Paris Saint-Germain në Ligue 1 dhe lavdinë e ekipit në Ligën e Kampionëve.

Por, me bordin e United ende admirues të argjentinasit, është e mundur që ata të përpiqen ta joshin atë të largohet nga Parc des Princes.

Pochettino, ashtu si Ten Hag, luan futboll të mirë dhe u jep mundësi të rinjve.

Trajneri i PSG-së mund të joshet të largohet nga parisienët dhe Unitedi duhet të përdorë origjinën dhe fuqinë e tyre për ta sjellë atë.

Related posts

NGOO KTHEHET NË TELENOVELË/ Ja dita kur sulmuesi anglez do të zbarkojë në kryeqytet…

Delo.autor

131 MILIONË EURO FITIME/ “Jashtëtokësori” mposht Ronaldon. Ja 20 futbollistët më të paguar në botë…

Delo.autor

“MË SOSET DURIMI NË MËNYRË TË PASHEMBULLT”/ Rrëfehet Edi Reja: Roshi problematik, ma heq trurin kur…

Delo.autor

Leave a Comment