I pakategorizuar

MOTO GP/ Kampioni i botës lë spitalin 2 javë pas operacionit, sezoni i ri në dilemë

Marc Marquez ka lënë sot spitalin e Ruber në Madrid, ku më 3 dhjetor u operua për të tretën herë këtë vit në shpatullën e djathtë. Piloti spanjoill qëndroi i shtruar në spital më gjatë se parashikimi si pasojë e një infeksioni.

Sipas Honda, piloti do të vijojë të kurohet në shtëpinë e tij deri në rikuperimin e plotë nga operacioni dhe infeksioni. Gjithsesi, prania e tij në pistë sezonin e ardhshëm të MotoGP është ende në dilemë, madje ai mund të mungojë deri në maj.

“Faza e rikuperimit po shkon mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale, me antibiotikë dhe fizioterapi, ndaj situata duket optimiste. Piloti do të qëndrojë në shtëpinë e tij deri në një fazë të dytë”, thuhet në komunikatën e Honda.

Related posts

MARËVESHJA E OHRIT/ Qeveria miratoi draft-amendamentet

Isa.Autor

TRIUMFON NË KLASIKE/ Tirana mposht “shkodranët” në “Loro Boriçi”

Delo.autor

LIVE/ Liga e Europës, Arsenali shumë i fortë për italianët

Delo.autor

Leave a Comment