Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Piloti Alonso i dyti në testet e sotme në Abu Dhabi, Mick Schumacher i 14-ti

Pas garës së fundit sezonale në Formula 1 të zhvilluar në pistën e Abu Dhabi, sot janë zhvilluar testet e para dimërore. Në pistë kanë zbritur pilotët e rinj, debutues në Formula 1, me përjashtim të veteranit Fernando Alonso, që ka marrë një “wild card” nga FIA.

2 herë kampioni i botës rikthehet në Formula 1 pas dy vitesh, ku do të garojë me makinën Renault. Koha e dhënë nga spanjolli është 1’37”496, duke u renditur i dyti, pas Mercedes te Stoffel Vandorne (1’37″206).

Në pistë ka garuar sot edhe Mick Schumacher, që sezonin e ardhshëm do të debutojë me makinën amerikane Haas. Ai u klasifikua në vendin e 14-të, duke përshkuar 53 xhiro. Për Ferrarin garuan dy pilotët e Akademisë, Robert Schwartzman (i teti) dhe Antonio Fuoco (i dhjeti)

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Skënderbeu. Rezultati 2-2

Delo.autor

Arrihet marrëveshja/ Zaza do të rikthehet në Serie A tek 7 herë kampionët e Europës

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Juventus befason Barcelonën, ofron 3 milionë euro më shumë sulmuesit 27-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment