Moto GP Sport

MOTO GP/ Marquez sërish në spital pas operacionit: Nuk rikthehem më…

Nuk ka paqe për 8 herë kampionin e botës në garat e motociklizmit, pilotin spanjoll të Honda, Marc Marquez. Pas operacionit të tretë të kryer në shpatullën e djathtë disa ditë më parë piloti spanjoll vijon të qëndrojë në spital, si pasojë e një infeksioni. Kjo ka bërë që mjekimet të vijojnë ende.

Kjo situatë e ka vënë në pikëpyetje rikthimin e Marquez në pistë, që u rrëzua më 19 korrik, gjatë garës së parë sezonale dhe u operua pas 24 orësh. Spanjolli tentoi të rikthehej në pistë 5 ditë pas operacionit, por u rrëzua sërish dhe kjo situatë përkeqësoi edhe më shumë gjërat, duke u operuar për herë të dytë.

Ai nuk garoi më këtë sezon dhe pak ditë më parë kreu edhe një ndërhyrje të tretë kirurgjikale. “Bëra një gabim që u riktheva në pistë pas vetëm 4-5 ditësh nga operacioni i parë. Mësova shumë nga gabimet e këtij viti. Mjekët më thanë se mund të rikthehesha, por ata gabuan bashkë me mua”, tha Marquez.

E ardhmja? “Do të rikthehem në pistë vetëm kur të jem në 100% të formës dhe të kem rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Rikthehem kur të kuptoj se trupi im do të ketë mundësi të përballojë risqet e këtij sporti. Rruga është e gjatë, por jam optimist”, tha Marquez, që rrezikon të mos garojë në garat e para të 2021-shit.

Related posts

“KAM FRIKË SE…”/ Bëri historinë në Botërorin e Boksit në Serbi, Alban Beqiri në dyshim për gjysmëfinalen

Delo.autor

PRAPASKENAT/ Si e refuzoi Lorik Cana ftesën në “BBV” për shkak të xhelozisë së gruas italiane dhe dërgoi kushëririn në vend të tij

Delo.autor

ME DY KOKA DERRI/ Tifozët e Lazio-s kërcënohen në Marsejë

Isa.Autor

Leave a Comment