Futboll Seria A Sport

“NDJESI MAGJIKE KUR HYRA PËR HERË TË PARË NË MILANELO”/ Trajneri Pioli: Karrierë si Ferguson? Jam me fat dhe…

Trajneri i Milanit Stefano Pioli po jeton ndoshta momentin më të mirë të karrierës së tij në stolin e “Djallit”. Në një intervistë të fundit për “Corriere dello Sport”, tekniku italian tregoi se Milanelo i ofron një ndjesi magjike. I pyetur nëse mund të ketë të ardhme si ish-tekniku legjendar i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, Pioli theksoi se dëshiron të jetojë me çdo gjë që i ofron e tashmja.

“Herën e parë që kam hyrë në Milanelo, kam ndjerë diçka magjike, një energji unike. E di që jam me fat dhe do të bëj gjithçka për të vazhduar të meritojë këtë fat. E ardhme si Sër Aleks Ferguson? Siç e thotë kënga, e gjithë jeta është këtu. Jetoj në të tashmen, një e tashme e bukur”, shprehet Pioli.

Related posts

NGA ZËRI TE DURO/ “Xhuxhët” e futbollit që u bënë gjigantë për shqiptarët

Delo.autor

DIKUR YLL DHE TALENT I MADH/ Sot merr ofertë nga Rumania me 10 mijë euro në muaj, ja emri…

Delo.autor

U shpall kampion bote me 8 vida në kavilje, nuk i heq nga frika prej 12 vitesh

Q.Autor

Leave a Comment