Futboll Kategoria Superiore Sport

“NË ÇDO NDESHJE ËSHTË KOHA PËR TË FITUAR TIRANA”/ Nevil Dede: Ndaj Laçit do të kem emocione miqësore

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Laçit, ku u shpreh optimist këtë përballje dhe beson se është koha e duhur për triumf.

Tekniku bardheblu vlerësoi maksimalisht kundërshtarin si dhe foli për intesistetin e madh të ndeshjeve në muajin dhjetor, duke u shprehur:

Është koha e duhur për të fituar?

Në çdo ndeshje është koha për të fituar Tirana. Është e mirë që ekipi të kthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive. Kampionati ka një koeficient vështirësie shumë të madh. Është një grup skuadrash që nuk kanë diferenca të mëdhaja. Këtë po e tregojnë rezultatet e ngushta apo edhe barazimet e shumta.

Sa e vështirë është të fitoni në transfertë ndaj Laçit?

Unë e kuptoj që në çdo pyetje do të jetë gjithmonë theksi te fitoret dhe 3 pikët që duhet të marrim. Është një kundërshtar dhe skuadër që ka investuar shumë. Unë e njoh mirë edhe presidentin edhe ambientin. Kam punuar vite më parë atje, kam një miqësi të mirë.

Fusha e Laçit meriton komplimenta. Presidenti i kësaj skuadre është detaist, është miku im. Atje unë do të kem edhe emocione miqësore, jo vetëm sportive. Ai gëzon një respekt nga ana ime. Do shkoj të takoj një mik. Do të luftojmë fortë në fushën e lojës dhe pastaj do të jemi besoj prap miq pas ndeshjes.

Sa shqetësues do të jetë fakti që në muajin dhjetor do të luhen edhe 6 takime?

Intesiteti është i madh. Ndeshjet janë të ngjeshura, e rëndësishme është të mos kemi më dëmtime. Gradualisht e kam thënë, po rikuperojmë Bathën në 100% e tij si dhe Torasën e Toshevskin. Shpresojmë shumë shpejtë të fillojë stërvitjen me grupin edhe Çelhaka, sepse pjesa tjetër dihet që Kaleja vjen në janar. Të gjitha këto na i vështirësojnë punën.

Por nuk do të thotë që është e pamundur. Ka shumë lojtarë të rinj brenda grupit që mundohen të japin më të mirën. Kur të vijnë rezultatet lojtarët do të rriten më shumë. Që intensiteti është shumë i lartë këtë nuk e fsheh dot askush.

Vlerësimi për Nuabuezen…

Ka bërë një sezon të mirë. Është një lojtar me kualitet. Golashënues i sezonit të kaluar. Ekipi i Laçit bëri një ri-investim te ai, por ne jemi Tirana dhe do të mundohemi që mbi të gjitha ta fitojmë ndeshjen duke neutralizuar pikët më të forta të tyre. Pastaj besoj do ta kemi më të thjeshtë. Meritojnë respekt për cilësitë që ka ajo skuadër.

Në përditësim…

Related posts

MOVIOLA E DINAMO-VLLAZNIA/ Hamiti toleron dy ndërhyrje të rënda (VIDEO)

Delo.autor

“JAM KËTU PËR TË NDIHMUAR EKIPIN”/ Sulmuesi Cikalleshi: Nuk janë miqësore, por prova zjarri para sfidave të…

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME PËR CHAMPIONS/ Lazio gati të marrë mbrojtësin e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment