Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Kanë oferta nga skuadra zviceriane dhe kroate, 2 yjet e Tiranës në shitje

Ernest Muçi dhe Marsel Ismajlgeci ndoshta i kanë javët e fundit te Tirana. Dyshja që luan në formacion te bardheblutë ka oferta të ndryshme nga skuadra të huaja. Në fakt, qenësia e tyre në merkato nuk është ndonjë gjë e re, as numri i skuadrave që i kërkojnë.

Ekziston, në fakt, një situatë tjetër. Lojtarët me shumë mundësi nga janari e në vazhdim do të shohin aventurën në një ekip tjetër. Dyshja ka disa oferta nga skuadra të ndryshme. Për Muçin ka interesime nga Zvicra me Zyrihun dhe kampionate të këtij niveli europian. Shuma është fiksuar 500 mijë euro dhe bardheblutë e nisin nga kjo bazë negociatën.

Marsel Ismajlgeci është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato. Në adresë të tij dhe të klubit kanë ardhur disa oferta serioze. Më e rëndësishmja është e ajo e Lokomotivës së Zagrebit. Kroatët thuhet se i kanë bërë një ofertë Tiranës për ta blerë kundrejt një çmimi të caktuar që varion nga 100 deri në 200 mijë euro. Tirana është në mëdyshje për marrëveshjen e cila ende nuk është mbyllur.

Ismailgeci

Akoma nuk ka asgjë përfundimtare, por vetëm bisedime për të ardhmen. Gjasat janë që në janar lojtari të kalojë në pronësi të skuadrës zagrebase. E njëjta histori thuhet edhe për Ernest Muçin. Halili do 500 mijë euro dhe nuk tundet nga kjo shifër. Këtë fillim kampionati dy lojtarët kanë qenë titullarë të padiskutueshëm te skuadra kampione e Shqipërisë.

Related posts

Mbrojtësi shqiptar i gëzohet “mbijetesës” në “Premier League”, falenderon tifozët

Sadik.Autor

E VËRTETA E IRINA SHAYK/ Ja pse u ndava nga Ronaldo

Isa.Autor

“NUK VENDOS PARA FINALES SË CHAMPIONSIT”/ Pochetino lë pezull Juven

F.autor

Leave a Comment