Bundesliga Futboll Sport

NEUER SHKRUAN HISTORINE/ Portieri i Bayern barazon veteranin Buffon dhe Casillas, ja çmimi që merr…

Manuel Nojer është shpallur “Portieri më i mirë i vitit 2020” nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Kapiteni i Gjermanisë dhe Bajern Mynihut ka siguruar 320 pikë duke lënë shumë pas sllovenin e Atletiko Madridit Jan Oblak me 40 pikë.

Në këtë mënyrë, 34-vjeçari barazon dy legjendat e portës Xhanluixhi Bufonin dhe Iker Kasijasin, të cilët e kanë fituar këtë çmim 5 herë në karrierë.

Nojer është shpallrur 4 herë radhazi “Portieri më i mirë i vitit” në periudhën 2013-2016.

“Tripleta” e këtij sezoni me Bajernin si dhe paraqitjet vendimtare në Ligën e Kampioneve e shpallën Nojerin si gardianin më të mirë të këtij viti.

Related posts

SPONSORI MBUSH XHEPAT E BAJERNIT TË MYNIHUT/ Bavarezët gati të përfitojnë shifrën e çmendur

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Crystal-Manchester City. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

“ÇA BËN KY PLEHRA”/ Mema kapet me tifozët dhe gjyqtarin, evitohet sherri në tribunën VIP. Ja pikantet e sfidës

Delo.autor

Leave a Comment