Futboll Sport

SPONSORI MBUSH XHEPAT E BAJERNIT TË MYNIHUT/ Bavarezët gati të përfitojnë shifrën e çmendur

Siç raporton revista gjermane “Sport Bild”, Bajerni aktualisht është duke negociuar një vazhdim të kontratës me sponsorin e tyre kryesor “Telekom”.

Kompania gjermane e telekomunikacionit është sponsor i bavarezëve që nga viti 2002. Sipas zërave, gjigantët gjermanë fitojnë 45 milionë në vit nga “Telekomi”.

Me një kontratë e re me ta do të ishte një siguri financiare. Sipas gazetës, bisedimet mes Bajernit dhe “Telekomit” janë duke u finalizuar dhe marrëveshja e re e sponsorizimit duhet t’i sjellë Bajernit 50 milionë euro në sezon, që korrespondon me një rritje prej më shumë se dhjetë për qind.

Kontrata e vjetër fillimisht zgjat deri në vitin 2023, por pritet të rinovohet këtë verë me një kohëzgjatje prej katër vjetësh.

Kështu, kampionët gjermanë do të merrnin gjithsej 200 milionë euro deri në vitin 2026 në total.

Ajo që është edhe më e rëndësishme, shuma vjetore mund të rritet në bazë të paraqitjeve të skuadrës.

Related posts

“KONTROLLO PE*ISIN”/ Moderatorja e njohur shpërthen ndaj Courtois

Delo.autor

TMERROHET MESSI/ Djali i tij në “Camp Nou” pikturon logon e RIVALIT MË TË URRYER (VIDEO)

Isa.Autor

ANGLIA MERR LAJMIN E KEQ/ Talenti i Manchester United dëmtohet dhe humbet Kampionatin Europian

Delo.autor

Leave a Comment