Futboll La Liga Sport

NGA E ARDHMJA E MESSIT TEK LUFTA PËR LA LIGA/ Koeman rrëfen: Ne e dimë që është një situatë e komplikuar, por…

Ronald Koeman doli para mediave në prag të ndeshjes së Barçës në “Ramón de Carranza”, këtë të shtunë, në orën 21:00.

Cadiz – “Kjo është një fushë e ndërlikuar, në të cilën ne do të duhet të jemi shumë të përqendruar për të luajtur në nivelin tonë dhe për të gjeneruar mundësi për të shënuar”.

E ardhmja e Messit – “Ne e dimë situatën e Leo. Nëse ka një person që duhet të vendosë për të ardhmen e tij, është vetë Leo. Komentet nga jashtë nuk më interesojnë. Komentet nga brenda klubit nuk na ndihmojnë të kemi qetësinë shpirtërore, që na nevojitet. Ne nuk mund të kontrollojmë atë që është jashtë, por ajo nga brenda është ndryshe”.

Neymar – “Si klub duhet gjithmonë të përpiqemi të marrim më të mirët këtu. Nuk më pëlqen të flas individualisht”.

Lufta për La Liga – “Tani për tani, unë mendoj se Atlético Madrid, mbi të gjithë, është një ekip i fortë. Por hej, është një sezon i gjatë, në të cilin shumë mund të ndodhë. Nuk kemi luksin të humbasim më shumë pikë. Deri në fund të vitit duhet të fitojmë t’i gjitha ndeshjet”.

Po sikur të humbim pikë nga tani deri në fund të vitit – “Për momentin jemi duke menduar për pozitiven, jo për humbjen e pikëve”.

Eric Garcia – “Është ende herët të flasim për nënshkrimet. Ne do të rikuperojmë Araujo dhe Umtiti, tashmë shumë afër. Do të presim deri në janar për të analizuar skuadrën, si është. Përveç kësaj, një president i ri po vjen, me të cilin duhet të flasim për nënshkrimet dhe duhet të shohim nëse ka para për të bërë blerje”.

Braithwsaite – “Na përshtatet shumë mirë. Falë punës së tij, ata që vijnë nga prapa mund të përfitojnë nga hapësirat që gjeneron”.

Umtiti – “Është shumë afër kthimit. Ai ka luajtur 60 minuta me ekipin B. Ishte mirë dhe nuk kishte asnjë shqetësim. Kjo do të thotë se është gati, do të jetë në listë së shpejti”.

Problemet me pagat – “Ne kemi arritur një marrëveshje me klubin në atë drejtim. Unë nuk di më shumë për shifrat, asgjë. Nuk është puna ime. Ne e dimë që është një situatë e komplikuar, por për të gjitha klubet. Pesonalisht shqetësohem për të pasur njerëz në stadiume. Futbolli duhet të jetë me publikun”.

Dembélé – “Është përmirësuar fizikisht. Çdo lojtar ka nevojë për maksumimin e përgatitjes fizikë që të arrijë performancën kulmore. Unë mendoj se duhet të fitojë besim. Kohët e fundit është i lumtur. Ju mund të shihni se është i lumtur dhe ne vazhdojmë të punojmë me të. Jam shumë i lumtur me performancën e tij kohët e fundit”.

Griezmann – “Është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe mund të luajë përkrah sulmuesve të ndryshëm, në pozicione të ndryshme. Mendoj se ndryshimi nuk është ngaqë tani kemi një ‘9’, por se është më i sigurt”.

Related posts

SKANDAL NË TUQI/ Bllokohen 1 mijë tifozë shqiptarë dhe u heqin flamurin

Delo.autor

INTERI NË ALARM/ Perisic tremb tifozët zikaltër, zbardhen klubet pretendente

Isa.Autor

SIMEONE TEK INTERI/ Flet motra e tij: Është thjesht çështje…

Isa.Autor

Leave a Comment