Futboll Premier League Sport

NGA NJË DËSHTIM TEK NJË RIKUPERIM TEK LIVERPOOL/ Trajneri Klopp: Ai arrin të bëjë gjithmonë diferencën…

Liverpool do të luajë në kampionat kundër Fulham-it këtë të diel, por Jurgen Klopp nuk do të ketë në dispozicion Digoo Jota-n. Sulmuesi portugez, në fakt, është ndalur nga një problem në gju dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën.

Nga një dëmtim te një rikuperim.

Pas dëmtimit të pësuar në gju k ëtë verë, Alex Oxlade-Chamberlain është gati të kthehet në dispizicion të Klopp. Në sfidën kundër Fulham, ish-lojtari i Arsenal-it mund të luajë ndeshjen e tij të parë pas disa muajsh.

“Duhet të dëmtohesh një herë në jetë për të kuptuar sa e vështirë është të kthehesh. Të krahasohesh me momentin më të mirë të karrierës pasi je kthyer nga një dëmtim është një budallallëk”, ka thënë Klopp.

“Ox është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. Ai arrin të bëjë gjithmonë diferencën, sa më gjatë të qëndrojë pa dëmtime, aq më mirë do të jetë”.

Related posts

PO SHKËLQEN/ JUVENTUSI dhe INTERI në “LUFTË” për super-lojtarin ITALIAN

Isa.Autor

PARA NDESHJES NDAJ ARSENAL/ Matteo Darmian: Jam i lumtur që po luaj tek Manchester United, më mungon shumë…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Sanchez gati të LARGOHET nga Man United, nis bisedimet me gjigantët SPANJOLL

Isa.Autor

Leave a Comment