Futboll Seria A Sport

“NUK JAM GUARDIOLA”/ Pioli: Gabova në festën e golit, favoritë janë të tjerët

Tridhjetë ndeshje radhazi (rekord!) që Milani i tij gjen golin e për më tepër 8 fitore në dhjetë javë kampionat pa u mundur kurrë. Statistikat i takojnë skuadrës së Stefano Piolit që në konferencën për shtyp frenon entuziazmin e të tijve dhe i fton të mendojnë menjëherë për ndeshjet e radhës.

EKIPI – “Nuk do të lodhem së përsërituri që tani jemi në ekip i vërtetë. Cilësia jonë më e mirë është aftësia për të shfrytëzuar çdo situatë, madje edhe ato më negativet. Pa Kjaer, Benaser e Ibrën që janë lojtarë më peshë ditëm të arrijmë një tjetër sukses, ndaj uroj që të kemi këtë dëshirë në çdo ndeshje”.

FESTA E GOLIT – “Festova me djemtë në golin e Kastijehos, por bëra gabim sepse u duk sikur e kishim siguruar ndeshjen. Ai gol i pësuar na ndërlikoi paraqitjen, aq më tepër që të tilla ndeshje janë më të vështira për shkak se po luajmë shumë shpesh. Gjithsesi jam i kënaqur dhe djemtë meritojnë vetëm përgëzime”.

GRUPI – “Mosha jonë mesatare sot ishte shumë e ulët, megjithatë ekipi më shtangu me pjekurinë që tregoi. Po mundohemi të shijojmë momentin edhe pse nuk e kemi pasur të lehtë me mungesat e Ibrës, Kjaerit apo ndonjë tjetri, pasi dihet rëndësia e tyre për grupin”.

NDËSHKIMET – “Golat e pësuar nga goditjet standarde po bëhen pak si të shumta, megjithatë kjo ndodh edhe sepse nuk kemi shumë lojtarë shtatlartë. Mund të kishim bërë diçka më tepër, megjithatë i interpretojmë ndeshjet me cilësitë që kemi dhe me rreziqet që marrim përsipër”.

KRAHASIME – “Nuk jemi Siti e as unë nuk jam Guardiola, megjithëse do të kisha dashur disa flokë më shumë. Ne po mundohemi t’u krijojmë vështirësi rivalëve, por sot mbase e sulmuam ndryshe thellësinë ndërkohë që në disa situata duhet të mbanim zotërimin e topit për të fituar energji dhe kohë”.

RIVALËT – “Jemi në javën e dhjetë dhe rivalët i ndiej pranë. Milani po ecën shumë mirë, megjithatë Interi, Juvja dhe Napoli janë më të pajisura se ne për objektiva të caktuar. Si Interi, ashtu edhe Juvja apo Napoli nuk mund të mos cilësohen si favorite, por ne duhet të shohim punën tonë”.

MERKATO – “Me drejtuesit flasim çdo ditë dhe jemi të bashkuar në çdo vendim. Unë punoj për të përmirësuar ekipin sepse dua që këta djem të rriten sa më shumë. Nëse klubi do të ketë mundësi të ndërhyjë në janar do ta shohim sepse merkato sivjet është e veçantë. Unë me djemtë duhet të mendoj vetëm për kalendarin”.

Related posts

LIVERPOOL-NEWCASTLE/ Nuk starton Xherdan Shaqiri dhe Firmino në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Juventus dyfishon rezultatin ndaj Torinos, Mandzukiç shënon për bardhezinjtë

Q.Autor

ZYRTARE/ Andriy Shevchenko bëhet trajner i klubit më të vjetër në Itali

Delo.autor

Leave a Comment