Futboll Sport

NUK KA VEND PËR PORTIERIN NEUER/ Njihuni me formacionin më të mirë të vitit nga FIFA… (FOTO)

Ka startuar në 19:00 në Zyrih, ceremonia për zgjedhjen më të mirëve në futboll për vitin 2020, çmim i cili jepet nga FIFA.

Për sa i përket çmimit për trajnerin më të mirë, të gjithë janë habitur, pasi sipas votave, tekniku i Liverpulit, Jyrgen Klop është zgjedhur si më i miri, ndonëse nga shumë mendohej se mund të ishte Flik, për shkak të fitimit të tripletës së trofeve me Bajernin. Vetë trajneri i Liverpulit nuk arrinte ta besonte, se ai ishte zgjedhur trajneri më i mirë i vitit.

Portieri më i mirë për vitin 2020 është zgjedhur gardiani i Bajernit, Manuel Nojer, i cili në sezonin e fundit i dha siguri skuadrës së tij në fitimin e tripletës.

Te formacioni më i mirë, nuk ka vend për Nojerin, i cili pavarësisht se u zgjodh portieri më i mirë, në formacion në portë është zgjedhur Alisoni i Liverpulit. Më tej, në mbrojtje janë dyshja Van Dajk-Ramos, ndërsa nga krahët Arnold dhe Dejvis. Mesfusha përbëhet nga De Brojne i Sitit, Tiago Alkantara i Liverpulit dhe Kimish i Bajernit. Ndërsa për sulmin nuk ka shumë dyshime, është zgjedhur treshja Mesi-Levandovski-Ronaldo.

Formacioni më i mirë i vitit:

 

Related posts

“FSHF” THA SE NUK E LEJON KLUBI/ Mesfushori Selahi refuzoi të bashkohej me Kombëtaren, ja arsyeja

Delo.autor

TRAJNERI I CHELSEA KA FRIKË NGA SPIUNËT/ Lampard instalon një sistem special telekamerash

Delo.autor

COVID-19/ Përfundon izolimi për Cristiano Ronaldon, del negativ në tamponin e fundit

Delo.autor

Leave a Comment