Futboll La Liga Sport

Philipp Lienhart: Ronaldo është rol model për mua

Talenti i ri i Austrisë, që është në huazim të Freiburg, Lienhart, shpreson ta bind Zinedine Zidane dhe të luaj për Los Blancos sezonin e ardhshëm

Cristiano Ronaldo është një “rol model i lojës sime” dhe gjithmonë me ka ndihmuar në Real Madrid, ka thënë Philipp Lienhart.

Mbrojtësi austriak është në huazim në skuadrën e Freiburg  dhe kishte bërë edhe një ndeshje për Los Blancos në Kupën e Mbretit në vitin 2015.

21 vjeçari është i impresionuar nga Ronaldo gjatë kësaj kohe në Santiago Bernabeu dhe ka thënë se ai i ndihmon shumë të rinjtë e klubit.

“Ai është shumë ambicioz dhe çdo herë dhe dëshiron që gjithmonë të fitojë dhe puna e tij është si në fushë ashtu edhe në palestër shumë e madhe”, tha Lienhart për Goal.

“Cristiano është një rol model për mua, për të gjithë lojtarët e rinj sepse na ndihmon gjithmonë dhe tregon se si duhet punuar për të qenë lojtari madh.

Lienhart mund të kthehet përsëri në Madrid dhe të këtë mundësinë që sezonin e ardhshëm të punojë me Zenedine Zidane, i cili ka qenë më parë trajner i shpresave.

“Ishte një përvojë e mrekullueshme”, tha Lienhart për punën nën urdhrat e Zidane.

“Natyrisht, jam përpjekur ta bëj maksimumin dhe ai me ka jep këshilla, kështu që dëshirojë që gjithmonë të marrë këshilla prej tij sa më shumë që është e mundshme”.

Related posts

DEKLARATA E LEGJENDËS SË FUTBOLLIT/ Rivaldo shprehet: Solari nuk është gati, ja çfarë trajneri i duhet Real Madridit

Isa.Autor

Reali ‘zhgënjen’ sërish, barazon por kalon në çerekfinale të ‘Copa Del Rey’

Q.Autor

SHIFART I JAPIN TË DREJTË/ Gabi: Nuk ka kuptim nëse Griezmann nuk e fiton Topin e Artë

Isa.Autor

Leave a Comment