Futboll Seria A Sport

NUK PËRMBAHET HUMMELS/ Godet me grusht pjesën ku zhvillohen intervistat pas humbjes (VIDEO)

Mats Hummels nuk është përmbajtur gjatë një interviste, pas humbjes që pësoi Borussia Dortmundi në Bundesligë.

Mbrojtësi 32-vjeçar u ftua në një intervistë pas humbjes 2-1 të skuadrës nga Union Berlini.

Hummels filloi të godiste me grusht pjesën ku zhvillohen intervistat, duke qenë i pakënaqur me rezultatin që mori skuadra e tij.

Zhgënjimi i tij ishte i kuptueshëm. Ishte humbja e tretë e Borussias në pesë ndeshjet e fundit në Bundesligë. Të shtunën e kaluar humbja 5-1 në shtëpi ndaj Stuttgart çoi në shkarkimin e menaxherit Lucien Favre, me Edin Terzic që mori detyrën përkohësisht.

Pamjet në videon më poshtë tregojnë frustrimin e Hummelsit me bashkëlojtarët e tij që nuk arritën të fitonin as në këtë takim.

Related posts

DASHURI DHE URREJTJE/ Neymar “i pacipë”, hedh për herë të tretë në gjyq…

Delo.autor

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Shaqiri: Na mungoi fati, isha shumë nervoz kur…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Barcelona nis kontaktet me objektivin e dikurshëm të Milanit, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment