Futboll Sport

“PAGUANTE 100 MIJË EURO NË MUAJ”/ Ndihmonte 50 familje, zbulohet sekreti i Maradonës pas vdekjes

Ndarja e pasurisë së ikonës së futbollit botëror Diego Armando Maradona mund të ndikojë dhe në jetën e 50 familjeje që ushqeheshin nga bamirësia e ish-kampionit të botës në vitin 1986.

Njëri prej bashkëpunëtoreve të Diegos, Horge Rial zbuloi për “America TV” se “Djali i Artë” paguantë 100 mijë euro çdo muaj për 50 familje të varfra. Tashmë që llogaritë e Diegos janë bllokuar, e ardhmja e këtyre familjeve mbetet në mëshirën e fatit.

“Paguante 100 mijë euro në muaj. Ushqente 50 familje. Kjo kryhej çdo muaj nëpërmjet llogarive të Diegos. Përse është kjo shifër e rëndësishme?! Sepse nga tani e tutje, kush do të paguajë për këto familje”, shprehet Rial.

Të afërmit e Maradonës do të përballen në seancat e ardhshme gjyqësore për ndarjen e pasurisë së tij pasi nga lidhja me 6 gra, kanë lindur 8 fëmijë.

Diego Armando Maradona vdiq në 25 nëntor në moshën 60-vjeçare pas një infarkti të fortë. Vdekja e tij ka shkaktuar polemika në Argjentinë pasi mjekët akuzohet se mund të kenë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit dhe vdekjen e “Djalit të Artë”.

Related posts

E BUJSHME/ Legjenda e boksit, Mike Tyson rikthehet të duelojë në ring

Delo.autor

I TRETI NË SPANJË/ Simeone është një hap larg etiketimit “LEGJENDA 250”

Delo.autor

Katër supersfida për ditën e sotme/ Zbuloni skuadrat që do zbresin në fushën e blertë

Sadik.Autor

Leave a Comment