Futboll Sport

ÇËSHTJA E VDEKJES SË MARADONËS/ Hetuesit ngrenë akuza të rënda për mjekët e ikonës së futbollit

Hetimet për vdekjen e Diego Armando Maradonës vazhdojnë, raportuar nga “La Nacion”, u botuan përfundimet e para të hetimit nga Prokuroria e “San Isidro”, me implikime shqetësuese:

“Sjellja fajtore e mjekëve, një rast neglizhence”. Aq sa çdo përgjegjësi penale fillon të përcaktohet, me akuzat e vrasjes pa dashje. Raporti i gjyqtarëve thotë se Maradona “nuk u monitorua dhe i’u nënshtrua mbikëqyrjes së vazhdueshme mjekësore siç duhej të kërkonte gjendja e tij”.

Shumica e përgjegjësisë duket se i takojnë Leopoldo Lukes, i identifikuar si mjeku personal i “El Pibe de Oro”-s. Së pari nuk ishte ai, megjithëse e kishte bërë të qartë, të operonte trurin e ish-futbollistit kampion bote më 3 nëntor, por ai ishte vetëm pjesë e ekipit mjekësor të mbështetës.

Për më tepër, ishte gjithmonë Luke, me drejtorin mjekësor të klinikës “Olivos”, i cili nënshkroi letrën e dorëheqjes pavarësisht sugjerimit të “Swiss Medical” për të vazhduar me trajtimin psikiatrik, klinik dhe rehabilitues në institucion. Në vend të kësaj, Maradona u kthye në shtëpi dhe ndihma e tij “ndodhi në ç’organizim total” tregon raporti mjekësor.

Aq sa Luke u bind që të pushonte nga puna infermieren e parë Gisela Madrid, të cilën Maradona nuk e dëshironte. Por, sipas gjykatësve, një pacient duhet “të trajtohet sipas praktikës edhe kundër vullnetit të tij”.

Hetimi e përcakton Luken si “të dashuruar” me ‘Maradonën, dhe donte të hynte në histori si mjeku që kishte shpëtuar Maradonën, i cili kishte besim të verbër tek ai. Gjykatësi Diaz nuk kërkoi arrestimin e mjekut sepse “nuk ka rrezik largimi”.

Related posts

KALUAN MAKTHIN/ Të mbijetuarit e shpellës s’do shkojnë në Botëror!

Isa.Autor

ZBARDHET LISTA E KOMBËTARES U-21/ Alban Bushi grumbullon për sfidën me Turqinë talentin e Chievos…

Delo.autor

FORMULA 1/ Ngjyrat kuqezi në uniformë, Ferrari prezanton detajet e para të makinës së re

Delo.autor

Leave a Comment