Futboll Seria A Sport

PAS ELIMINIMIT NGA EUROPA/ Ja lojtarët e piketuar që priten të largohen nga Inter…

Një katastrofë, nga pikëpamja sportive dhe për buxhetin. Eliminimi i Interit nga të gjitha garat europiane është një goditje e vështirë për tu tretur, për tifozët zikaltër por dhe për klubin. Skuadra e Antonio Kontes pas 0-0 me Shaktarin është jashtë Champions-it dhe Europa Ligës: një dështim total, i cili tani e detyron trajnerin dhe lojtarët të synojnë me vendosmëri si për titullin kampion ashtu edhe për Kupën e Italisë.

Grup i madh lojtarësh – Eliminimi nga Europa për Interin gjithashtu do të thotë që sot fillon merkato e transferimeve dimërore të zikaltërve. Në verë klubi vazhdoi duke pranuar çdo zgjedhje të trajnerit duke injoruar Tonalin dhe Marash Kumbullën dhe duke blerë Vidalin dhe Kolarovin, duke i servirur Kontes një ekip për të fituar menjëherë, më 10 dhjetor, Interi e gjen veten me një skuadër me shumë lojtarë krahasuar me dy garat e vetme që kishin mbetur.

Merkato në dalje – Bepe Marota dhe Piero Ausilio duhet të mendojnë tashmë se si të “dobësojnë” skuadrën, veçanërisht në repartin e mesfushës. Në listë janë tre emrat: Kristian Eriksen ku për danezin kishte disa minuta pranë fundit të ndeshjes, Raxha Naingolan, për shkak të papajtueshmërisë teknike dhe të karakterit me Konten, dhe Matias Vesino. Sa për të tjerët, mbetet të kuptojmë qëllimin e Interit ndaj sulmuesit Andrea Pinamonti. Një huazim i mundshëm i sulmuesit 21-vjeçar, i kombinuar me largimet e dy-tre mesfushorëve, mund të hapë gjithashtu një dritare për ardhjen e një zëvendësi me përvojë të Lukakut, lloji i vetëm i lojtarit që mungon në skuadër në dispozicion të Konte.

Related posts

Mesfushori belg po kërkon me ngulm largimin nga Chelsea

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Çështje 1 milion euro, orë të zjarrta për merkaton e Milan

Delo.autor

I DOLI EMRI PËR TRAJNER TEK KOMBËTARJA FRANCEZE/ Zidane na befason me përgjigjen

Delo.autor

Leave a Comment