Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NDARJA NGA JETA E PAOLO ROSI/ Presidenti Duka telegram ngushëllimi: Ai ishte një burim frymëzimi për shumë shqiptarë…

Në orët e vona të ditës së sotme (e enjte 10 dhjetor), u nda nga jeta legjenda e futbollit italian Paolo Rosi, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në shenjë ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Rosit,  presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij italian, Gabriele Gravina.

Në telegramin e tij, Duka shkruan se Rosi ishte një burim frymëzimi edhe për shqiptarët në periudhën e vështirë të komunizmit, duke dhuruar emocione dhe gëzim me paraqitjet e tij në fushën e lojës, veçanërisht në Botërorin e vitit 1982 ku ai ndihmoi Italinë të shpallej kampione e botës.  Ndër të tjera, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se Paolo Rosi ishte një idhull për shumë breza dhe ka një vend të veçantë në historinë e futbollit botëror.

“Me trishtim mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Paolo Rosit, një ish-futbollist i shkëlqyer i klasit botëror dhe një idhull për shumë breza. Ai ishte një burim frymëzimi për shumë shqiptarë gjatë periudhës së vështira të komunizmit përmes emocioneve dhe gëzimit që na dhuroi në finalet e Botërorit 1982. Sot futbolli humbi një tjetër emër të madh dhe Paolo meriton një vend të veçantë në hollin e famës të historisë së futbollit. Në emër edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rosi, Federatës Italiane të Futbollit dhe komunitetit italian të futbollit”, – shkruan presidenti Duka në telegramin e ngushëllimit dërguar Federatës Italiane të Futbollit.

Related posts

RRUFEJA GODET AVIONIN GJATË UDHËTIMIT/ Momente TMERRI për Hertha Berlin (FOTO)

Delo.autor

Largimi i Zidane, Real Madrid “sfidon” Chelsea për Sarrin

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Mesfushori i Barcelonës pranë rikthimit në kampionatin Kinez

Isa.Autor

Leave a Comment