Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEU/ Trajneri Çuçolli: Vinim pas disa ndeshjeve jo të mira, dhe…

Apolonia mori fitoren ditën e sotme dhe si për ironi të fatit, Nikolin Çoçlli, e mori atë ndaj skuadrës së qytetit të tij, Skënderbeut. Për mikrofonat e “Supersport”, trajneri u shpreh se nuk do donte një fitore ndaj qytetit të tij, por futbolli kështu është.

“Skuadra e ka shumë të nevojshme rezultatin. Vinim pas disa ndeshjeve jo të mira, dhe ana psikologjike e lojtarëve ishte e rënë. Kemi grup të mirë, për mua janë lojtarë me nivel Shpresoj që ky rezultat, t’iu japë mundësi lojtarëve që të jenë atje ku pretendojnë. Jam i emocionuar, pasi munda Korçën, qytetin tim.

Të them të drejtën nuk e doja, por futbolli kështu e ka. Shpresonim që kjo të ishte pika e kthesës dhe ia dolëm. Do tentojmë ta bëjmë gjithë kohës këtë. Ne duhet të kërkojmë gjatë gjithë kohës, që lojtarët të arrijnë nivelin e lartë. Kështu do luajmë gjatë gjithë skuadrave. Nuk janë lojtarë të rinj. Lojtarët kanë 4 vite me këtë ekip. Shpresoj që të jem më tej dhe të rrisim lojtarët.” , u shpreh Çoçlli.

Related posts

KLUBI I LAZIOS SHQETËSOHET PËR STRAKOSHËN/ Shtyn afatin e rikthimit në fushën e blertë

Delo.autor

PAS TAMPONËVE TË KRYER/ Dalin përgjigjet e koronavirusit, Interi “shpërbëhet” nga ekipet kombëtare

Delo.autor

ZYRTARE/ Manchester United blindon talentin e portës dhe i jep 7 milionë euro në sezon!

Delo.autor

Leave a Comment